TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 22:05

“Berisha nuk e lë Nokën të largohet nga PD”, gazetari tregon prapaskenat: Ka ofruar disa herë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha nuk e lë Nokën të largohet nga PD”, gazetari

Gazetari Lavdrim Lita ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se Flamur Noka ka ofruar disa herë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, por largimi i tij nuk është pranuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Sipas Litës, Berisha dëshiron që Noka të vijojë të mbajë këtë funksion, pasi, sipas tij, e konsideron një figurë kyçe për drejtimin dhe menaxhimin e partisë.

“Do t’ua them si lajm, që unë e di para shumë kohësh, z.Noka ka ofruar disa herë dorëheqjen te z.Berisha, por është z.Berisha që këmbëngul që z.Noka të qëndrojë aty, sepse ai e do aty, për të manovruar të gjithë partinë sipas qëllimeve dhe objektivave të tij politike.

Të dalë kushdo dhe të ma mohojë, që z.Noka do të iki, por nuk e lënë ai. Sepse po të iki z.Noka do të thotë që dikush tjetër merr përgjegjësi, ndërkohë që përgjegjësinë duhet ta merrte kryetari pas çdo humbje në zgjedhje. Nuk janë sakrifica, janë teknika... Në PD është z.Berisha që vendos dhe z.Noka që zbaton urdhrat e z.Berisha. Z.Noka mban mend 90 për qind të gjërave që thotë z.Berisha! Jo vetëm në Parlament, por edhe në biseda me njerëzit. Kjo është prej vitesh”, tha Lita.

Ndërkohë, në selinë e Partisë Demokratike ka nisur numërimi i votave për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet. Berisha tha se emrat kandidatë do të sjellin një ripërtëritje në parti.

berisha noka pd lavdrim lita

Lini një Përgjigje