TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 21:48

Anglia dhe Argjentina dhurojnë spektakël, pjesa e parë mbyllet pa fitues

Shkruar nga Pamfleti
Anglia dhe Argjentina dhurojnë spektakël, pjesa e parë mbyllet pa
Angli-Argjentinë

Angli-Argjentinë, ndeshje shumë e rivalizuar por mungon goli në pjesën e parë

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës ka përfunduar në barazim 0-0 pas 45 minutave të para, në një duel shumë të fortë dhe me ritëm të lartë të zhvilluar në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta.

Takimi nisi me tension që në minutat e para, kur një ndërhyrje e ashpër e Enzo Fernandez ndaj Eliot Anderson shkaktoi përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Pjesa e parë u karakterizua nga shumë duele fizike dhe ndërprerje të shpeshta për shkak të faulleve, ndërsa rastet e pastra për gol ishin të pakta.

Anglia iu afrua avantazhit në minutën e 32-të, por goditja me kokë e Xhon Stones përfundoi jashtë portës.

Argjentina reagoi në minutën e 38-të, kur Enzo Fernandez provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila kaloi fare pranë traversës.

Pavarësisht intensitetit dhe rivalitetit të madh në fushë, asnjëra skuadër nuk arriti të krijonte një goditje në kuadratin e portës gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

anglia argjentina kupa e botës

Lini një Përgjigje