Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, gjen gjithnjë personazhe të ndryshëm për t’i përdorur si doreza në krim për afera korruptive me tendera, gjueti shtrigash, sabotime, shantazhe etj., me qëllimi evitimin e përballjes direkte dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit në rast veprimi të drejtësisë
Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) ka bllokuar planin e rektorit të Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, për të goditur ish-dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka, duke përdorur Silvana Baren, dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare. Draçini kërkon të shkarkojë Edit Xhajankan, duke përdorur Silvana Barën, pasi Edit Xhajanka duket se ka sinjalizuar institucionet ligjzbatuese për aferat korruptive të Draçinit, Silvana Bares dhe rrethit të tyre.
Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Silvana Bara, ka paraqitur pranë Rektoratit një kërkesë zyrtare për lirimin nga detyra të drejtueses së Departamentit, Prof. Dr. Edit Xhajankën, ish-drejtuese e këtij fakulteti, aktualisht përgjegjëse e Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike. Ndërkaq, ILDKPKI i ka kërkuar zyrtarisht rektorit Draçini të pezullojë procesin disiplinor kundër Edit Xhajankës, pasi kjo e fundit është subjekt i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, që nënkupton se zonja Xhajanka ka sinjalizuar afera korruptive brenda Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
ILDKPKI kërkon që procesi disiplinor ndaj Edit Xhajankës të pezullohet deri sa të verifikohen pretendimet e saj se kërkesa e Silvana Barës për t’a shkarkuar është hakmarrje për shkak se Xhajanka ka sinjalizuar aferat korruptive të Barës. Pas kësaj shkrese, rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, i ka kërkuar kryetarit të komisionit disiplinor Arvin Dibra të pezullojë hetimin administrativ ndaj Edit Xhajankës.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, gjen gjithnjë personazhe të ndryshëm për t’i përdorur si doreza në krim për afera korruptive me tendera, gjueti shtrigash, sabotime, shantazhe etj., me qëllimi evitimin e përballjes direkte dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit në rast veprimi të drejtësisë. Për shembull, për një fushatë gjuetie shtrigash ndaj të dyshuarave si ‘armiq të brendshëm’, Xhelo po përdor Silvana Baren, dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Përmes Silvana Bara, Tano Karidi i Mjekësisë është përfshirë në disa projekte fiktive dhe korruptive me grupin kriminal të AKSHI-t, afera për të cilat do të flasim me detaje në vijim. Krahas dallavereve të tjera, Draçini po përdor Silvana Bara edhe për goditjen e ish-dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka, e cila konsiderohet e dyshimtë nga Tano Karidi i Mjekësisë. Në koordinim me Xhelon, Silvana Bara, me një shkresë të datës 4 qershor 2026, i është drejtuar Rektoratit, pra Xhelos, për shkarkimin nga detyra Edit Xhajanka, me akuzën e ‘komplotit’ ndaj Xhelos.
Silvana Bara është e bija e Petrit Bara, ish kandidat për deputet i LSI-së së Ilir Metës, aktualisht rektori i Universitetit “Luarasit” të Irfan Hysenbelliut, i cili ka zaptuar pasurinë publike ish konvikti i Gjuhëve të Huaja, duke e kthyer në biznes privat. Petrit Bara, ish dekan i Fakultetit të Infermierisë është i skeduar si lidhje e dy simboleve të korrupsionit në drejtësi dhe politikë, respektivisht i ish kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, i pandehur për fshehje pasurie dhe i dyshuar për pastrim parash, si dhe i Ilir Metës, në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Karriera e znj. Silvana Bara është produkt i dorës Petrit Bara, falë lidhjeve të tij të errëta me linja korrupsioni në drejtësi dhe politikë. /Prapaskena/
Lini një Përgjigje