TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 19:28

E cilësuan agjent të Iranit, Dritan Goxhaj: Kush mendon ndryshe, shpallet armik si në komunizëm

Shkruar nga Pamfleti
E cilësuan agjent të Iranit, Dritan Goxhaj: Kush mendon ndryshe,
Dritan Goxhaj

Një nga akuzat më të forta që është artikuluar ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të Partisë Socialiste ndaj Dritan Goxhajt lidhet me qëndrimet e tij për luftën në Iran. Në podkastin e Pamfletit “Të Pashoq”, Goxhaj iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre sulmeve, duke i cilësuar si pjesë të një mentaliteti të vjetër politik që etiketon si “armik” këdo që shpreh një mendim ndryshe nga ai i pushtetit.

Sipas tij, etiketimet si “agjent iranian”, “agjent rus” apo akuza të tjera të ngjashme nuk janë të reja, por përfaqësojnë vazhdimësinë e një kulture politike që nuk pranon mendimin ndryshe. Goxhaj argumenton se Shqipëria ka ndërruar sistemin politik, por jo mendësinë, duke shtuar se pluralizmi shpesh mbetet vetëm fasadë kur çdo zë kritik shpallet automatikisht armik.

Intervista:

Edjona Dervishi: Rama ju ka quajtur, apo ka lënë të kuptohet, edhe si agjent iranian, e të tjera, e të tjera.

Dritan Goxhaj: Kjo nuk është hera e parë që unë etiketohem nga njerëzit si agjent i Iranit. Jam etiketuar edhe si agjent i Rusisë, si çdo gjë tjetër. E njëjta gjë është bërë gjithmonë, pra ka funksionuar gjithnjë kështu.

Në momentin që dikush thotë një opinion i cili bie në kundërshtim me opinionin e madh ose me opinionin e përgjithshëm të dirigjuar nga partia në pushtet, siç ka qenë gjithnjë, jemi etiketuar.

Nuk është hera e parë. Është një metodologji e vjetër e trashëguar nga ’45-a deri në ’90-ën. Në rast se flisje diçka ose thoje diçka të vërtetë për regjimin, për diçka që nuk shkonte, automatikisht të etiketonin si agjent amerikan në atë kohë. Atëherë armiku ishte Amerika.

Ndërsa tashmë armiku janë armiqtë e Amerikës. Dhe normalisht që do të etiketohesh si armik, do t’i përkasësh kësaj kategorie. Pra është i njëjti mentalitet.

Kemi trashëguar të njëjtin mentalitet dhe kjo është gjëja më e frikshme dhe më e turpshme që kemi. Pavarësisht se themi se kemi hyrë në një sistem tjetër, kjo tregon se sistemi nuk ka ndërruar.

Sistemi thjesht ka evoluar, është bërë pak më dinamik, pak më i hapur deri diku. Kemi bërë një sistem multipartiak, por në mendësi kemi qëndruar njëpartiakë.

Në rast se ti del kundër rrymës së partisë, automatikisht je armik. Dhe jo armik i partisë, por shpallesh edhe armik i Shqipërisë, i vendit e të tjera me radhë.

Ediona Dervishi: Me pak fjalë, pluralizëm fallco.

Dritan Goxhaj: Pluralizmi është vetëm fasadë, aktualisht.

 

Lini një Përgjigje