Skema e mashtrimit dyshohet të jetë e ngjashme me rastet e tjera, telefonata në drejtim të qytetarëve europian që u premtohen fitime kolosale.

Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka goditur një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me call center në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar për ta dokumentuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 persona dhe mbi 15 të tjerë, kryesisht punonjës të call center po hetohen në gjendje të lirë.
Në pranga kanë rënë Fabian Popaj, Lisenko Muçaj, Basri Nikshiqi, Nikolin Biba.
Po ashtu janë proceduar penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center.
Skema e mashtrimit dyshohet të jetë e ngjashme me rastet e tjera, telefonata në drejtim të qytetarëve europian që u premtohen fitime kolosale.
Po ashtu gjatë operacionit policia ka sekuestruar dhjetëra pajisje kompjuterike që përdoreshin për mashtrimin, përfshirë edhe aparate celularë, të cilët do të shërbejnë për dokumentimin e mashtrimit dhe zgjerimin e hetimeve.
"Zbulohet në lagjen “Vasil Shanto”, një call center ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.
Procedohen penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Network”, Vihen ne pranga shtetasit Fabian Popaj, Lisenko Muçaj, Basri Nikshiqi, Nikolin Biba.
Sekuestrohen 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në funksion të një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Network”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, administrator i subjektit;
-L. M., 43 vjeç, B. N., 41 vjeç dhe N. B., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve.
Gjatë operacionit, në ambientet e subjektit u kapën në flagrancë, gjatë ushtrimit të aktivitetit, 61 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 152 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera të përdorura për ushtrimin e veprimtarisë), një shumë parash, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje