Dita e sotme ka nisur me tensione para Parlamentit pasi një grup protestuesish sulmuan me vezë makinat e deputetëve dhe ministrave, pasi po shkonin në Kuvend për seancës e sotme plenare.
Menjëherë për të ndaluar sulmet kanë ndërhyrë efektivët e policisë së shtetit, të cilët kanë shoqëruar disa protestues, dhe mes tyre shte edhe Gent Progni.
Progni ishte pozicionuar në një lokal pranë Akademisë së Shkencave nga ku goditi edhe deputetët me vezë.
Në lokal ishin edhe deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Admir Kadeli, të cilët Progni i ka ofenduar duke iu thënë hajdutë.
Protestuesit hodhën gjithashtu miell dhe vezë në drejtim të automjetit të kryetares së Kuvendit. Në shënjestër të tyre u vunë edhe disa deputetë socialistë, mes tyre Ardit Bido, Ervin Demo dhe Blendi Klosi, ndërsa hynin në godinën e Parlamentit.
Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, është qëlluar me vezë pak para se të hynte në Parlament. Ndryshe u pritën deputetët e opozitës. Gjatë kalimit të tyre pranë zonës së protestës nuk pati hedhje sendesh, por nga turma u dëgjuan thirrje "Opozitë e shitur".

Deri tani, policia ka shoqëruar 6 protestues.
Krahasuar me protestën e djeshme, ka forca të shtuara policie në ambientet përreth Parlamentit.
Lini një Përgjigje