TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 13:59

Protesta para Kuvendit, Rama për ofendimet online: Mos zbrisni te komentet, algoritmi ka kaluar në fazë histerie

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kuvendit, Rama për ofendimet online: Mos zbrisni te komentet,
Rama

Ndërsa para godinës së Kuvendit vijonte protesta e qytetarëve, e shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin "Grant 2026", kushtuar programeve të start-up-eve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te fenomeni i bullizmit online, duke u bërë thirrje të rinjve të mos ndikohen nga komentet në rrjetet sociale. Ai tha se komentet nuk janë përfaqësuese 

“Bullizimi online, me sharje, fyerje, akuza, nga burime që janë të padenja për vëmendjen tuaj. Dua të ndaj një eksperiencë të thjeshtë. Mos zbrisni tek komentet, janë jopërfaqësuese. Algoritmi ka kaluar në fazë histerie. Dikur i përgjigjesha komentuesve, intensivisht. E kuptova që ishte e gabuar dhe në vend se të merrja respektin, vetëm rrisja angazhimin, dhe sasinë e baltës që më kthehej mbrapsht. Nuk zbres më nën postim për të parë çfarë thuhet. Programi i start up është program që financohet nga paratë e buxhetit të shtetit”, theksoi ai.

2 Komente

  1. w
    werx

    Akoma me budallalliqe ti Rame! Merru me substancen, QERROHU!

    1. a
      aerc

      Programi start up eshte nje program qe financohet nga leket e qytetareve dhe duhet te sjelle dobi per ta!

      Lini një Përgjigje