TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 12:16

Helmimi i 64 studentëve tek Akademia e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e Sori-Al

Shkruar nga Pamfleti
Helmimi i 64 studentëve tek Akademia e Sigurisë, merret në pyetje
Merret në pyetje administratorja e Sori-Al

Vijojnë hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërsa policia ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë lidhje me përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit.

Në kuadër të hetimeve, Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë Sori-Al, e cila ka deklaruar se furnizimi me ushqim për studentët është kryer çdo ditë në përputhje me kontratën. Sipas saj, çdo vakt është gatuar dhe më pas është shpërndarë sipas procedurave standarde, duke respektuar kushtet higjieno-sanitare.

Në pyetje janë marrë gjithashtu kuzhinieri, punonjësit që kanë bërë ndarjen e ushqimit në racione për studentët, si dhe stafi përgjegjës për shpërndarjen e vakteve.

Dëshmi kanë dhënë edhe studentët që kanë shfaqur shenja helmimi.

Deri në këtë fazë të hetimeve, asnjë person nuk është vendosur nën hetim në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë, hetuesit po vijojnë mbledhjen e provave, ndërsa do të jetë Prokuroria ajo që, pas vlerësimit të tyre, do të vendosë nëse do të ngrejë akuza dhe cilët persona do të merren zyrtarisht nën hetim për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

merret në pyetje administratorja e sori-al akademia e sigurisë

Lini një Përgjigje