TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 12:29

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron dosjet e AKU për kompaninë 'SORI-AL'

Shkruar nga Pamfleti
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për rastin e helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, duke sekuestruar dokumentacionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që lidhet me kontrollet e ushtruara ndaj kompanisë private "SORI-Al", e cila kishte kontratën për furnizimin me ushqim të studentëve. Hetimi synon të verifikojë nëse inspektimet ndaj subjektit janë kryer në përputhje me kërkesat ligjore dhe nëse ka pasur parregullsi që mund të kenë ndikuar në ngjarje.

Sipas burimeve policore, janë marrë të gjitha dokumentet që AKU disponon për periudhën nga janari i këtij viti e deri më sot. Oficerët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik do të analizojnë procedurat e ndjekura gjatë kontrolleve të kompanisë, ndërsa po shqyrtohet edhe fakti se raste të ngjashme të helmimit të studentëve janë regjistruar dy herë.

Paralelisht, grupi hetimor është në pritje të përgjigjeve të analizave laboratorike, të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e helmimit. Studentët e prekur u paraqitën në spital me simptoma si dhimbje barku, të vjella dhe temperaturë.

Në varësi të rezultateve të analizave dhe provave që do të mblidhen gjatë hetimit, nuk përjashtohet mundësia që Prokuroria të urdhërojë masa ndaj personave që mund të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.

"Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë nënshtruar për subjektin privat SORI-Al.

Oficerët e policisë kanë marrë dokumentet në këtë institucion që nga janari deri më tani për të parë nëse kompania private është kontrolluar siç e parashikon ligji. Policia e Tiranës kërkon të zbulojë nëse ka parregullsi në kontrollet e ushtruara, që mund të kenë ndikuar në helmimin dy herë të studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Grupi hetimor është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve, të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi si dhimbje barku, të vjella, temperaturë etj.

Në varësi të përgjigjes së analizave që do të merren në dispozicion nga institucionet, mund të ketë edhe urdhra ndalimi për persona përgjegjës për helmimin e studentëve", njofton policia.

aku kompania sori al

Lini një Përgjigje