TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 21:17

Ish-kreu i Policisë në protestë: Më 4 korrik rikthehemi në shesh, mos e lëshoni frontin!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kreu i Policisë në protestë: Më 4 korrik rikthehemi

Ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti, ka folur sot para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, në protestën e 28-të kombëtare.

Nga tribuna e ngritur në bulevard, Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë qëndresën dhe të mos largohen nga sheshi, duke e lidhur protestën me të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. 

"Nga Vermoshi në Konispol nuk duhet me e lëshuar frontin. Jemi këtu për fëmijët tanë. Këtu jemi për të ardhmen e tyre. Duhet edhe pak. Duroni! Nuk duhet me e lëshu frontin o popull. Në datën 4 korrik do jemi prapë këtu deri sa Rama të japë dorëheqjen!”, deklaroi Ahmeti.

Ai paralajmëroi se protesta e radhës do të mbahet më 4 korrik, datë që sipas tij do të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm të lëvizjes qytetare.

Në fund të fjalës së tij, Ahmeti kërkoi nga qytetarët që në protestat e ardhshme të sjellin sa më shumë flamuj amerikanë, duke theksuar se Shqipëria duhet të tregojë orientimin e saj pro SHBA-së dhe Europës.

“Kam vetëm një lutje! Sa më tepër flamuj amerikanë! God bless America. Jemi shtet prej atij kombi, duhet të tregojmë se duam Shba-në, duam Europën. Ma besoni, Amerika është me ne! Europa e përparuar është me ne! Burra, frontin mos e lëshoni!”, u shpreh Ahmeti.

ish-drejtuesi i policisë krenar ahmeti

Lini një Përgjigje