TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 21:02

"Muri i skandaleve" përballë Ramës, protestuesit afishojnë dosjet që tronditën qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

"Muri i skandaleve" përballë Ramës, protestuesit

Një instalacion simbolik është vendosur nga protestuesit në shkallët e Kryeministrisë gjatë protestës së 28-të kombëtare kundër qeverisë.

Në mur janë ngjitur dhjetëra fletë, ku renditen një sërë çështjesh dhe skandalesh që protestuesit ia atribuojnë qeverisë së Edi Ramës ndër vite.

Mes emrave dhe dosjeve të afishuara dallohen koncesioni i Check-Up në Shëndetësi, shembja e Teatrit Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës, dosja "339", skandali i kanabizimit, dosja e shpifjes dhe atentatit të inskenuar "Tom Doshi", arrestimi i ish-deputetit Mark Frroku, skandali i serverit të Tatimeve, dosja "184" e Dibrës, operacioni "Volvo 4", afera e Unazës së Madhe ("DH Albania"), abuzimi me fondet e rindërtimit, kategorizimi i kuksianëve si "shpellarë", audio-përgjimi "Babale", dekriminalizimi në Kavajë, Shkodër dhe Vorë etj.

Në listë përmenden gjithashtu koncesioni i sterilizimit, afera e inceneratorëve, skandali i video-erotik i ish-kryebashkiakut të Dibrës, si dhe çështje të tjera që protestuesit i konsiderojnë përgjegjësi të qeverisë.

Me këtë veprim simbolik, protestuesit synuan të rikujtojnë, sipas tyre, ngjarjet dhe aferat më të debatueshme të viteve të fundit, duke i vendosur përballë godinës së Kryeministrisë.

Lini një Përgjigje