TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2026, 09:04

Kërkon shkarkimin e Ols Dados si prokuror, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkon shkarkimin e Ols Dados si prokuror, Veliaj mbërrin në
Erion Veliaj në Gjykatën Administrative 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, ku do të zhvillohet seanca e radhës për padinë e ngritur prej tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. I shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve, Veliaj u pa duke hyrë në ambientet e gjykatës, ndërsa në dorë mbante edhe këtë herë një libër.

Seanca, e cila është caktuar të nisë në orën 09:00, lidhet me kërkesën e kryebashkiakut për anulimin e dekretit që emëroi Ols Dadon në detyrën e prokurorit. Veliaj kundërshton ligjshmërinë e këtij dekreti, ndërsa çështja po shqyrtohet nga Gjykata Administrative.

Procesi ishte planifikuar të zhvillohej më 3 korrik, por u shty për shkak të mungesës së avokatit Plarent Ndreca. Edhe në atë seancë, Veliaj ishte i pranishëm dhe kërkoi të lexonte një deklaratë para trupit gjykues, por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjyqtari.

Më pas, deklarata u shpërnda për mediat, ku Veliaj argumentonte se Gjykata Kushtetuese kishte arritur në përfundimin se nuk ishte provuar ekzistenca e elementëve që do të krijonin dyshimin për kryerjen e një vepre penale.

Seanca e sotme pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm të procesit gjyqësor mes kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado. 

erion veliaj ne gjykaten administrative ols dado

Lini një Përgjigje