Ish-prokurori Tom Deda ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Administrative për t'u bërë pjesë e procesit si palë e tretë në gjyqin ku Erion Veliaj ka paditur prokurosin Ols Dado. Pas një tërheqjeje prej 20 minutash të trupës gjykuese për të shqyrtuar kërkesën, seanca rinisi dhe ish-prokurori hyri në sallë.
Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.
Veliaj: Për çdo qytetar si bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet.
Gjykata pyet Tom Dedën nëse ke bërë kallëzim për këtë fakt.
Deda: Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funkionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm. Gjykata e Lartë e dha vendimin në 2011 dhe ajo gjente justifikime se nuk kam vend në organikë. Ajo duhet të hiqte dikë për të marrë një tjetër në pune. Unë të dhënat i kam marrë nga shtypi për Ols Dadon dhe jam duke bërë një kallëzim prej 40 faqesh.
Avokati Erarb Almadhi: Akti i emërimit të Ols Dados është një vit përpara se të shkarkohej pala kërkuese. Një vit pas emërimi të Ols Dados është shkarkuar zotëria. Të mos pranohet padia dhe të orientojë palët për padi të reja.
Presidenca: Subjekti nuk ka asnjë lloj interesi për të marrë pjesë në këtë gjykim.
Ndreca: Ne u qëndrojmë argumentave dhe padia i ka plotësuar kërkesat formale për t’u legjitimuar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës për padinë ndaj prokurorit Ols Dado.Veliaj ka kërkuar shfuqizimin e dekretit të presidentit që ka emëruar Dadon si prokuror në vitin 2008. Ai pretendon se në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e statusit të magjistratit.
Lini një Përgjigje