TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2026, 22:56

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Shkruar nga Pamfleti

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK:

Deputeti Petro Koçi ka komentuar punën e SPAK, duke lënë të kuptohet se pas qetësisë së fundit mund të ketë zhvillime të rëndësishme në hetime.

Koçi u shpreh se hetimet e SPAK shpesh zhvillohen në heshtje për shkak të konspiracionit ligjor dhe nevojës për të ruajtur sekretin hetimor.

“Gjatë kësaj periudhe shohim një lloj qetësie. Nuk e dimë, sepse hetimet nganjëherë nxjerrin bomba. Janë pjesë e një konspiracioni ligjor, kështu që duhet të ruhen të gjitha proceset hetimore nga çpimi dhe dalja në publik”, deklaroi ai në emisionin “Off the Record” në “A2CNN”.

koçi spak

Lini një Përgjigje