TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 10:43

"Rama në burg, çunat jashtë"/ Nis seanca ndaj 21 të arrestuarve pas protestës te Parlamenti, thirrje në kor jashtë gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
"Rama në burg, çunat jashtë"/ Nis seanca ndaj 21
Nis seanca ndaj 21 të arrestuarve pas protestës te Parlamenti

Ka nisur seanca në Gjykatën e Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit në flagrancë, 21 qytetarët që u arrestuan gjatë protestës së 2 korrikut para godinës së Kuvendit.

Ndërkohë përpara Gjykatës së Tiranës qytetarët, aktivistët dhe familjarët e të arrestuarve po vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur.

Turma e grumbulluar ka refuzuar të shpërndahet deri në lirimin e plotë të të shoqëruarve. Bulevardi para gjykatës ka jehuar nga thirrjet e përbashkëta të qytetarëve, të cilët kanë artikuluar qartë kërkesat e tyre përmes parullave: “Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dasht!”.

Protesta e mbrëmshme nuk kaloi e gjitha paqësore. Episode dhune pati gjatë këtij organizimi, pasi përfunduan fjalimet dhe mesazhet e qytetarëve para godinës së kryeministrisë. Një pjesë e madhe e protestuesve marshuan nga kryeministria drejt Bllokut të Sigurisë, pranë Komisariatit nr.3, aty ku mbahen protestuesit e ndalur pas tensioneve dhe përplasjeve me uniformat blu të enjten para parlamentit.

Pas thirrjeve “Lironi çunat” një grup personash kanë thyer disa xhama të fasadës së ambienteve të komisariatit. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke krijuar një kordon sigurie në të gjithë perimetrin e komisariatit. Po ashtu, u përdor edhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Por, ata nuk u tërhoqën. Një grup u ulën në tokë përballë kordonit të policisë me thirrjet “Lironi çunat”, “Polici e krimit”, “Nuk kemi frikë”.

rama në burg çunat jashtë thirrje në kor jashtë gjykatës

Lini një Përgjigje