TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 22:33

"Publiku pret të vërtetën", Zogaj: Thelbësore janë akuzat ndaj zyrtarëve, jo elementët dytësorë

Shkruar nga Pamfleti

"Publiku pret të vërtetën", Zogaj: Thelbësore

Debati mbi çështjet e drejtësisë nuk mund të konsiderohet luks, por një nevojë e drejtpërdrejtë që lidhet me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. Kështu u shpreh analisti Preç Zogaj, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të hapur të këtyre temave.

Sipas tij, fakti që këto çështje po diskutohen publikisht për herë të parë tregon një zhvillim të ri, edhe pse të vonuar, për të adresuar shkeljet e së kaluarës dhe për të vendosur standarde më të qarta në sistemin e drejtësisë.

Në këtë kontekst, ai e konsideron normale paraqitjen në gjykatë të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të cilët mbrohen nga avokatë të përgatitur, duke e parë këtë si tregues të funksionimit të sistemit.

“Mendoj që nuk është diskutim luksoz edhe pse bëhet për herë të parë dhe është një diskutim që qëndron brenda ligjit dhe duhet të themi që janë shkelur të drejtat e paraardhësve jo të këtyre. Duhet të niste diku dhe bëhet shkas që drejtësia dhe në sallat e gjyqeve tani paraqiten zyrtar dhe ish zyrtar të lartë që kanë dhe avokat më të motivuar dhe më të fortë të përgatitur dhe kjo është një gjë normale. Kjo është një temë shumë specifike, e përballjes, e akuzave, gjyqtarët që presin, të pandehurit. Nuk është e lehtë të diskutohet në studio pa rrezikuar që të hyjmë në profesionet e tjerëve”, u shpreh Zogaj.

Ai theksoi se interesi i publikut mbetet tek e vërteta: nëse ka pasur shkelje ligji apo abuzim me detyrën. Sipas tij, për këtë arsye, procesi duhet të zhvillohet aty ku palët përballen drejtpërdrejt në gjykatë.

“Publiku është i interesuar të mësoj a kanë shkelur ligjin apo jo, a kanë abuzuar në detyrë apo jo. Si qëndrojnë akuzat e prokurorisë në raport me ligjin dhe publiku pret me padurim që kjo betejë të zhvillohet aty ku palët ballafaqohen”, tha ai për "RTSH".

Zogaj theksoi se fokusi duhet të mbetet tek thelbi i çështjes, që janë akuzat, dhe jo tek elementët dytësorë që nuk i shërbejnë procesit.

“Nëse s’ka arsye përse i mbajnë, nëse s’ka arsye për Beqajn, që po hiqen, të hiqen për të gjithë sepse thelbi është akuza të tjerat janë garniturë. Dikush e do garniturën për të impresionuar dhe nuk na vlen”, u shpreh analisti.

preç zogaj

Lini një Përgjigje