TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2026, 21:24

Dita e 44 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Do luftojmë për rininë!

Shkruar nga Pamfleti
Dita e 44 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Do
Nis marshimi

Në ditën e 44, protestuesit pas tubimit të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, pjesëmarrësit janë organizuar në një itinerar të përcaktuar, duke synuar të kalojnë në disa prej akseve më të frekuentuara të kryeqytetit. Marshimi ka nisur nga Kryeministria dhe po vijon përgjatë segmentit të Unazës, në zonën e Vasil Shantos.

Më pas, kolona e protestuesve do të lëvizë drejt kryqëzimit të Komunës së Parisit, për t'u rikthyer sërish në Vasil Shanto. Itinerari do të mbyllet me rikthimin e protestuesve para godinës së Kryeministrisë, aty ku pritet të përfundojë edhe protesta e kësaj mbrëmjeje.

Gjatë marshimit, protestuesit po mbajnë pankarta dhe po përcjellin mesazhet e tyre përmes thirrjeve, ndërsa organizatorët u kanë bërë apel pjesëmarrësve që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe sipas itinerarit të njoftuar.

Në terren janë angazhuar edhe forca të Policisë së Shtetit, të cilat po monitorojnë zhvillimin e marshimit dhe po shoqërojnë lëvizjen e protestuesve përgjatë rrugëve ku kalon itinerari. Në disa segmente është kufizuar përkohësisht qarkullimi i automjeteve për të garantuar zhvillimin e marshimit dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

Marshimi i mbrëmjes është pjesë e protestës që vijon prej 44 ditësh radhazi në Tiranë. Çdo mbrëmje, protestuesit mblidhen fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas zhvillojnë marshime në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesat dhe qëndrimet e tyre.

protesta

Lini një Përgjigje