Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme serioze në aksin rrugor Gramsh–Kukur, një segment që prej vitesh paraqet vështirësi për banorët e zonës.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një kamion i ngarkuar me produkte ushqimore për dyqanet e njësisë administrative Kukur ka mbetur i bllokuar në zonën e njohur si “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës është shembur si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.
Mjeti ndodhet në buzë të rrugës dhe rrezikon të përfundojë në humnerë, ndërsa drejtuesi i kamionit kërkon ndërhyrje të menjëhershme për shmangien e një aksidenti.
Situata ka sjellë bllokimin e plotë të aksit rrugor, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës me mallra.
Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më shpejt për stabilizimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Lini një Përgjigje