TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 13:24

“Rrisni pagat, po largohen shqiptarët!”/ Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Ekonomisë: Rama dhe Berisha jepni dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti
“Rrisni pagat, po largohen shqiptarët!”/ Unioni i Sindikatave
Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Një protestë u zhvillua këtë të martë para Ministrisë së Ekonomisë nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë, i cili kërkoi rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës për punonjësit e shërbimeve publike, shtim të numrit të të punësuarve, forcim të dialogut social dhe negociatave kolektive, si dhe garantim më të madh të të drejtave sindikale.

Në kuadër të Ditës së Shërbimeve Publike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sindikatat ngritën alarmin për gjendjen e sektorit publik në vend, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe që kërkon masa të menjëhershme. Sipas tyre, mungesa e stafit dhe e burimeve të nevojshme po ndikon jo vetëm në cilësinë e shërbimeve, por edhe në sigurinë e qytetarëve.

“Paga më të larta. Sot sensibilizohemi për shërbime më të mira publike, që nga shkollat, deri te spitalet. Duhet të ndalohet privatizimi i shërbimeve publike. Këtu janë dhe një sërë sindikatash të tjera dhe të unionit, që duan të thonë fjalën e tyre.”, tha përfaqësuesi i një prej sindikatave.

Protestës iu bashkuan edhe minatorë, të cilët ngritën shqetësime lidhur me pensionet dhe kushtet ekonomike. Njëri prej tyre foli për pensionin e ulët që përfiton, ndërsa një tjetër shprehu kritika ndaj klasës politike.

“Rama jep dorëheqje, Berisha jep dorëheqjen. T’ia lënë vendin të rinjve që të jenë pjesë e këtij sistemi.”, tha një tjetër protestues.

Pjesëmarrësit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje nga institucionet përgjegjëse, aksionet protestuese do të vazhdojnë edhe në vijim.

1 Komente

  1. R
    Rrifte Shqipëria! Rama e Salehu ne Burg!

    Keta bandit leshtu duan, te shpoçullojne Shqiperine. Prandaj ndajnë per xhepat e tyre taksat e buxhetit te shtetit. Keta jane qelbesira. Mos lëshoni pe, o popull protestues!

    Lini një Përgjigje