Gazetari Mentor Nazarko tha se “anija” e qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka filluar të fusë ujë, dhe se dokumenti “Besa”, ishte një përpjekje për të fituar kohë.
Mentor Nazarko u shpreh se mbytja totale e “anijes” mund të ndodhë nëse pozicioni i protestës, ndërkombëtarëve dhe SPKA-ut do të jetë në një linjë.
“‘Besa’ është një përpjekje për të fituar kohë. Është një përpjekje për të komunikuar me votuesit e vet, ata që kanë ngelur. Ai tha disa herë në fjalimet e veta që ka votues tanët që janë atje, janë flamingo. Ai e kupton që burimi i fuqisë së vet janë numrat, votat, mandatet. Ky ishte sensi i besës. Ishte përpjekje për të fituar kohë. Nuk bëri ndryshime në qeveri sepse ai ndoshta mendon, njëlloj sikur mbytet anija, çfarë bën kapiteni, në fillim thoshte hidhni ato...Anija po merr ujë, kjo është e sigurt. Mirëpo mbytja totale do të ishte kur pozicioni i protestës, ndërkombëtarëve dhe SPAK-ut është në një linjë. Pra kur të gjithë të duan që anija të mbytet. Ndryshime të mëdha, të qeverisë, do mund t’i bëjë në një moment të dytë”, tha Nazarko për "A2 Cnn".
Lini një Përgjigje