TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 21:25

Qytetari në ditën e 58-të të revoltës: 'Besa' e Ramës s'është për ne, nuk e shuan dot protestën

Shkruar nga Pamfleti
Qytetari në ditën e 58-të të revoltës: 'Besa'
Pamje nga protesta

Një prej qytetarëve që mori pjesë në protestën e zhvilluar para Kuvendit kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se dokumenti i prezantuar me emrin "Besa", sipas tij, nuk u drejtohet protestuesve, por mbështetësve të mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi qeverinë për dështime në shëndetësi dhe infrastrukturë, ndërsa tha se protestuesit nuk duhet të tërhiqen.

"Ne jemi zëri i një populli që ka zgjedhur të dëgjohet. Na propozuan një dokument me 40 faqe me emrin 'Besa', por Besa nuk na adresohet ne sepse s'kemi qenë me të. Është për 800 mijë votuesit. Shëndetësia është zero, rrugët janë zero, ndaj është turp për ne që ta shuajmë këtë protestë. Kemi qëndruar urtë për 35 vite, por jo më. Ata që rrinë para televizorit me kokoshka ju them të dilni dhe të thyeni frikën", tha ai.

Lini një Përgjigje