TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 19:34

"Sabotojeni kryeministrin", i riu në protestë: Opozitës dhe qeverisë s’i bëhet vonë për shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti
"Sabotojeni kryeministrin", i riu në protestë: Opozitës
I riu në protestë

Protesta kundër projektit të investimit në Zvërnec po vijon në “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar zhvillimet e planifikuara në zonë.

Gjatë tubimit, një i ri që mori fjalën para protestuesve kritikoi si qeverinë ashtu edhe opozitën, duke deklaruar se asnjëra palë nuk po tregon vëmendjen e duhur ndaj interesave të qytetarëve.

“Duket qartë që edhe opozitës edhe qeverisë nuk i bëhet vonë fare për ne shqiptarët. Shpëtimi ynë jemi ne, njëri-tjetri”, u shpreh ai para pjesëmarrësve.

Në fjalën e tij, protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen më shumë në debatet publike dhe të kundërshtojnë, sipas tij, manipulimin e opinionit publik nga politika.

“Vëllezër dhe motra, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duhet të kuptojmë se Shqipëria po bie në një gropë të errët që në media shitet si një ëndërr për ne shqiptarët.

Duket qartë, që dhe opozita dhe qeveria nuk i bëhet vonë fare për ne shqiptarët. Shpëtimi ynë jemi ne, njëri tjetrit.

Do ju kërkoja sa herë që kryeministri të dali në publik ta sabotoni se është një manipulator shumë i zgjuar, për të ndërruar opinioni publik”, tha ai.

i riu në protestë

1 Komente

  1. R
    Rosto

    O shqiptare nuk pjerdhin per protesta kta kriminele ,me kta ka vetem 1 rrug ..largohuni nga ai ven ..lini vetem kriminelet te jetojne aty me njeri tjetrin...ishalla po kujtohet amerika ti hedhi naj bombe ..sepse at meritojne ata

    Lini një Përgjigje