
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, publikoi pamje që, sipas tij, tregojnë punimet që po zhvillohen në godinën e Kryeministrisë, konkretisht në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe në hollin e institucionit.
Berisha pretendoi se për këto ndërhyrje po shpenzohen qindra mijëra euro, duke akuzuar kryeministrin se synon ta shndërrojë godinën e Kryeministrisë në një "harem".
"Qindra mijëra euro po shpenzohen në korridoret e Kryeministrisë. Brenda ndërtesës, sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri. Këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollët e Kryeministrisë.
Këto janë ngjyra haremesh ose kinemave të seksit në Pigal, atje i kam parë unë këto", tha ai.

Lini një Përgjigje