TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 19:23

Skënder Hita vijon ndryshimet në polici

Shkruar nga Pamfleti
Skënder Hita vijon ndryshimet në polici
Kryepolici Skënder Hita

Kryepolici Skënder Hita vijon ndryshimet në radhët e policisë. Hita ka emëruar oficerin e karrierës, komisar Klodjan Çekën, në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe.

Sipas burimeve policore, Çeka konsiderohet si një nga oficerët më me perspektivë në Policinë e Shtetit. Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur një sërë detyrash drejtuese, ku është vlerësuar për rezultatet dhe performancën në ushtrimin e funksioneve.

Emërimi i tij në krye të Komisariatit të Malësisë së Madhe vjen në një moment kur lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet një nga prioritetet kryesore të policisë në këtë zonë. Burime pranë strukturave të rendit bëjnë me dije se Çekës i është besuar një nga detyrat më të rëndësishme, me objektivin për të zbatuar politikën e tolerancës zero ndaj kultivimit të kanabisit. Kjo pas zbulimit së fundmi të disa parcelave me bimë narkotike në territorin e Malësisë së Madhe.

Ndërkohë, në kuadër të lëvizjeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, mësohet se në krye të Komisariatit të Policisë Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume.

Po ashtu, Hita ka emëruar drejtuesin Boke Bodini në detyrën e drejtorit të ri të Kufirit në Tiranë.

Ndryshimet në nivelet drejtuese vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave policore dhe forcimit të rezultateve në luftën kundër kriminalitetit dhe veprimtarive të paligjshme.

polici hita

Lini një Përgjigje