TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 17:57

Tregu i apartamenteve dhe konfiskimet nga SPAK, Dervishi: Miliardat e krimit janë lejuar nga shteti të investohen në ndërtim

Shkruar nga Pamfleti
Tregu i apartamenteve dhe konfiskimet nga SPAK, Dervishi: Miliardat e krimit
Ferdinand Dervishi

Goditjet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj dy grupeve të dyshuara kriminale me investime të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit kanë rikthyer në vëmendje debatin mbi ndikimin e kapitaleve të paligjshme në ekonominë shqiptare.

I ftuar në “MCN Economy”, gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi se zhvillimet e fundit konfirmojnë dyshimet e ngritura prej vitesh mbi përdorimin e sektorit të ndërtimit për investimin e kapitaleve që dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale.

Kemi dy goditje të rëndësishme që, sipas meje, konfirmojnë atë që është thënë prej kohësh, se në Shqipëri një pjesë e parave të krijuara nga aktivitetet kriminale janë investuar në sektorin e ndërtimit.  Po flasim për shuma shumë të mëdha që kanë hyrë në ekonomi dhe janë kanalizuar në projekte të rëndësishme dhe jane lejuar nga vetë shteti.  Pra po flasim për miliarda që lejohen nga shteti shqiptar që të futen ne Shqipëri.

Ata që e kane menduar që të gjitha paratë e pista te shqiptareve, dhe vete shteti e ka lejuar këtë gjë, që ato para të futen brenda, dhe ja ku e kemi situatën. 

Ndikimi i këtyre kapitaleve ka deformuar tregun dhe ka krijuar zhvillime që nuk përputhen me logjikën e një ekonomie formale. Si është e mundur që leku të forcohet në raport me euron dhe dollarin në një ekonomi me problematika strukturore?

Këto janë fenomene që kërkojnë analiza të thelluara. Në një ekonomi plotësisht formale do të ishte e vështirë të shpjegoheshin zhvillime të tilla”, tha ai.

Dervishi vlerësoi se hetimet dhe sekuestrimet e SPAK mund të shënojnë një pikë kthese në luftën kundër pastrimit të parave.

Me këto hetime dhe konfiskime nga SPAK, mund te thuhet se u thye ‘korja e madhe’, derisa u thye maja e piramidës për Artur Shehun me shokët e tij, besoj se do te vazhdojë.  Besoj se me këto goditje është thyer një barrierë e rëndësishme. Nëse hetimet vijojnë me të njëjtin intensitet, mund të kemi zhvillime të tjera domethënëse në të ardhmen. Janë disa prokurore aty që ose janë te paaftë ose janë te lidhur me PS, unë njoh vetëm Altin Dumanin, që ka bërë diçka në këtë drejtim”, tha ai.

Lini një Përgjigje