
Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha se vendet më të rrezikshëme të Shqipërisë janë trekëndëshi Tiranë-Rinas-Fushë Krujë.
Prençi shton se ky trekëndësh ka vrasës me pagesë, strehohen persona të botës së krimit, organizatorë dhe krerë të grupeve kriminale.
Ai tha se ndonëse kjo zonë i ka kaluar në varësi të policisë së Tiranës, sërish ngjarjet kriminale kanë qenë njësoj. Sipas Prençit, çdo vit ka nga 3 deri në 4 atentate në aksin nga Fushë-Krujë, deri në zonën e Don Boskos.
“Unë do ndalem në dy probleme, po të analizojmë një rajon që është më i rrezikshmi në Shqipëri, trekëndëshi Tiranë-Rinas-Fushë Krujë. Ky rajon ka vrasës me pagesë, strehë të botës së krimit, organizatorë dhe krerë të grupeve kriminale.
Kjo trysni ka detyruar policinë e shtetit që komisariati i policisë së Krujës të mos jetë më në varësi të drejtorisë së policisë së Durrësit, por të kalojë në varësi të Tiranës. Çuditërisht kemi që nga viti 2017, janë grabitur tre herë para në Rinës. Kemi çdo vit nga 2 deri në 3 deri në 4 atentate në aksin nga Fushë-Krujë, deri në zonën e Don Boskos. Zona me problematikat më të mëdha dalin më shumë se në gjithë Tiranën bashkë në Don Bosko”, tha Prençi për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje