TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 14:56

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Gjykatën e Posaçme vijoi seanca për dosjen “Partizani”, ku ish-ministri Ylli Pango deklaroi se nuk i kujtohen detaje nga proceset e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, duke theksuar se është vështirë të rikujtojë ngjarje që datojnë rreth 18 vite më parë.

Në një tjetër zhvillim, vazhdon përpjekja për ekstradimin e Dritan Gjikës, i arrestuar në Abu Dhabi dhe i kërkuar nga drejtësia ekuadoriane për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash.

Në Shijak, policia ka arrestuar dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, të dyshuar për vrasjen e Denis Çumanit, ngjarje që dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të lidhur me një vajzë.

Në Pogradec, një burrë plagosi bashkëshorten e tij me mjet prerës pas një konflikti të çastit në banesë. E plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u shoqërua nga policia.

Në Policinë e Shkodrës janë bërë ndryshime drejtuese, ku Dashamir Spaho është emëruar drejtor i ri, ndërsa Gentian Berberi është larguar pas rreth 11 muajsh në detyrë.

Në Vlorë, konflikti mes aksionerëve të aeroportit ka përshkallëzuar situatën në terren, duke sjellë përplasje mes kompanive “Mabco” dhe “2A Group” për kontrollin e projektit strategjik.

Në Kosovë, Policia ka sekuestruar armë, municione dhe pajisje të paligjshme në disa lokacione në Zubin Potok, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë.

Një aksident tragjik është regjistruar në Gjermani, ku dy motra shqiptare, Erza dhe Aulona Zubaku, humbën jetën në një përplasje zinxhir në autostradë.

Në Australi, autoritetet kanë sekuestruar rreth tre tonë kokainë, sasia më e madhe në historinë e vendit, me një vlerë të përllogaritur mbi 800 milionë dollarë australianë. Dy persona janë arrestuar dhe përballen me dënime të rënda.

Në Spanjë, ish-ministri i Transportit José Luis Ábalos është dënuar me 24 vjet burg për korrupsion, ryshfet dhe abuzim me detyrën në kontrata publike gjatë pandemisë COVID-19, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje