
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar, ku pritet rikonfirmimi i kupolës drejtuese me Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn.
Ndërkohë, Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me BE-në si një ditë historike, ndërsa Gjermania përgëzoi Shqipërinë, por theksoi se integrimi varet nga reformat dhe përmbushja e kritereve.
Nderkohe sot, nisi zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar.
Kreu i BKH-së, Klodjan Braho, raportoi në Kuvend për bilancin e vitit 2025, ndërsa Joni Keta dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantuan prioritetet në luftën kundër krimit, kriptovalutave dhe zjarreve.
Apeli la në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit.
Eurostat raportoi se rreth 1.8 milionë shqiptarë kanë emigruar në 35 vitet e fundit. Në Kosovë, u dorëzuan firmat për mbledhjen e jashtëzakonshme të LDK-së, ndërsa SHBA paralajmëroi sulme të reja ndaj Iranit.
Në sport, sonte luhet Angli–Argjentinë, ndërsa Franca përgatitet të nisë epokën Zidane pas largimit të Didier Deschamps.
Lini një Përgjigje