TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2026, 22:18

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet
Aulona Bylykbashi & Elisa Spiropali

Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi ka folur lidhur me platformën e shpalosur së fundmi nga Elisa Spiropali.

Bylykbashi vuri në dukje se PS është një parti e hapur, me demokraci të brendshme në nivel të lartë, dhe ku çdokush ka të drejtë të shprehë opinionin e saj.

Megjithatë deputetja vuri në dukje se PS ka një statut dhe vendimet merren përmes një vendimmarrje kolegjiale.

I kam ndjekur patjetër reagimet e Spiropalit. Folëm për demokracinë, PS është shumë e hapur, madje nuk kanë kaluar 2 muaj nga një fushatë e re anëtarësimesh që kishte bënte me këtë objektiv, hapjen e PS. Demokracia e brendshme është në nivel aq të lartë, saqë secili nga ne dhe kolegët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre. Në këtë prizëm edhe znj.Spiropali ka të drejtë të shprehë çdo opinion në raport me organizimet brenda partisë, qeverisjen me të gjitha. PS ka një statut, ka struktura, ku diskutohen këto pretendime të palëve dhe brenda shtëpisë sonë marrin vendime dhe i bëjmë të qarta për publikun. Kështu ka ndodhur gjithmonë dhe kështu do ndodhë. Në shtëpinë socialiste dëgjohet çdo anëtar i familjes dhe vendimmarrja është kolegjiale”, tha Bylykbashi në 'A2 CNN'.  

 

ps spiropali

Lini një Përgjigje