TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 14:15

Vera sjell fluks emigrantësh në Kakavijë, mbi 4 mijë persona në 24 orë

Shkruar nga Pamfleti

Vera sjell fluks emigrantësh në Kakavijë, mbi 4 mijë persona

Sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjes së udhëtarëve në pikën kufitare të Kakavijës, një nga portat kryesore hyrëse dhe dalëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të dyja anët e kufirit kanë kaluar rreth 4 mijë qytetarë dhe 1 500 automjete, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve kufitare.

Një pjesë e konsiderueshme e lëvizjeve i përket turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet verore, duke vizituar zonat bregdetare, atraksionet natyrore dhe sitet e trashëgimisë kulturore.

Përballë fluksit në rritje, stafet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore në Kakavijë janë angazhuar për të garantuar procedura sa më të shpejta dhe për të shmangur krijimin e radhëve në kufi.

Autoritetet parashikojnë që numri i udhëtarëve të vijojë të rritet në javët në vijim, ndërsa sezoni veror hyn në kulmin e tij.

sezon greqi kakavije fluks

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po vijne, nuk do fillojne pushime, pa pare ne burg kriminelet Rama e Berisha. Kane bere mire qe e kane hequr denimin me vdekje. Vdekja eshte kavalishence me vuajtjen e burgut gjersa te ngordhin.

    Lini një Përgjigje