Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në hyrje të Ksamilit, ku flakët kanë përfshirë një zonë kodrinore pranë një resorti.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 04:50, duke vënë në lëvizje menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat mbërritën në vendngjarje për të frenuar përhapjen e flakëve.
Aktualisht, efektivët vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në ndërtesa.
Ndërkohë, shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Pritet që, pas vënies nën kontroll të plotë të vatrës, autoritetet të nisin hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje