Shëndeti publik lidhet me një tavan mujor që mbyllet para fundit të muajit. Qeveria pranon mungesën e fondeve, ndërsa pacientët përballen me ndërprerje të shërbimit në spitalin kryesor të vendit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ditën e sotme ka pranuar se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit.
Shkak për këtë janë mungesa e fondeve.
Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.
“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.
Më tek ministrja vijoi me propagandën e qeverisë teksa tha se ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave.
Ky hap sipas saj synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin e qëndrueshëm të barnave, veçanërisht të atyre që janë të vetmet në treg.
“Ky vendim vjen si një nevojë e hershme për shpejtimin e procedurave dhe garantimine furnizimit të qëndrueshëm të barnave për qytetarët”, tha ajo.
QSUT ndal analizat çdo muaj pas datës 20, pacienët te privatët
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryerja e analizave laboratorike nuk ndjek më vetëm nevojën mjekësore, por kufijtë financiarë të një kontrate koncesionare.
Siç deklaroi edhe ministrja e Shëndetësisë pas datës 20 prill analizat për pacientët e shtruar nuk do të kryhen për shkak të mungesës së fondeve.
Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me modelin e Partneritetit Publik-Privat që përdoret për shërbimin laboratorik. Kontrata përcakton një tavan mujor shpenzimesh dhe, sapo ky tavan arrin 100 për qind, kompania private nuk ka më detyrim të ofrojë analiza rutinë. Në praktikë, sipas burimeve brenda spitalit, ky kufi arrihet rregullisht rreth datës 20 të çdo muaji.
Pas këtij momenti, pacientët përballen me ndërprerje të menjëhershme të analizave jo urgjente. Përgjigjja standarde mbetet mungesa e fondit. Kjo përkthehet në shtyrje të diagnozave, vonesa në trajtime dhe rritje të rrezikut për gjendjen shëndetësore të pacientëve të shtruar, të cilët varen nga monitorimi i vazhdueshëm laboratorik.
Kontrata e koncesionit parashikon edhe një sistem monitorimi financiar në disa nivele. Kompania njofton spitalin kur arrihen 50 për qind, 75 për qind dhe 100 për qind e shpenzimeve mujore. Pas arritjes së kufirit maksimal, lejohen vetëm analiza urgjente, të cilat nuk duhet të tejkalojnë një përqindje shumë të kufizuar të volumit total mujor.
Ky mekanizëm e lidh drejtpërdrejt aktivitetin mjekësor me ecurinë e buxhetit, duke e zhvendosur vendimmarrjen nga kriteret klinike tek kufijtë financiarë. Në vend që nevoja e pacientit të përcaktojë numrin e analizave, vendimtare bëhet sa fond ka mbetur në dispozicion.
Brenda QSUT raportohen edhe praktika që e thellojnë këtë varësi financiare. Janë zhvilluar mbledhje ku drejtues të shërbimeve thirren për të shpjeguar numrin e analizave të kërkuara, në prani të përfaqësuesve të koncesionarit. Në këto raste kërkohet justifikim për shërbime që kanë kryer më shumë analiza se të tjerat, duke krijuar një formë presioni mbi mjekët dhe stafet spitalore.
Kjo qasje ndërhyn në autonominë profesionale të mjekëve dhe e orienton praktikën klinike drejt kufizimeve buxhetore. Në vend që spitali publik të garantojë kujdes shëndetësor sipas nevojës, funksionimi i tij lidhet me respektimin e një plani financiar të përcaktuar në kontratë.
Përgjegjësia për këtë model bie mbi qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat kanë miratuar dhe zbatojnë një skemë ku shërbimi publik kushtëzohet nga fondet mujore. Pranimi publik i mungesës së fondeve nga vetë ministrja konfirmon se sistemi nuk siguron vazhdimësi të plotë të shërbimit për pacientët.
Kjo situatë nuk është episodike. Ajo përsëritet çdo muaj me të njëjtën rrjedhë: fillimisht analizat kryhen normalisht, më pas jepen sinjale për konsum të fondit dhe në fund shërbimi kufizohet për pacientët jo urgjentë. Ky cikël është bërë pjesë e funksionimit të përditshëm të spitalit.
Në këtë model, buxheti përcakton kufijtë e diagnostikimit dhe trajtimit, ndërsa pacientët përballen me pasojat e drejtpërdrejta të këtij kufizimi.
Ministresha vet nuk semuret dhe nuk ben analiza dhe as blen ilace. km ndodh qe i ben jashte shtetit keshtuqe..pse duhen bere analizat ne SP publike? te privati do "mirepriten" te gjithe.. vijne vet ata ne spital dhe i marrin analizat. Shendetesia falas po falas fare!
Amund te hetohete spittle private shteterore ministra dhe ish ministra we ne kohen sali berishe padeli marko ilir metes dhe Alexander meksi
Ska fonde ka doreheqje zj ministre ,ka moral .Si mund te jesh ministre kur nuk ke mundesi te zbatosh nje protokoll mjekesor si mjeke ?
Ne nje vend qe nuk ka Drejtesi normal qe nuk ka as Shendetsi keta kane vjedhur me koncesipnet si Chekup , Sterilizim dhe Analizat sot Spitalet jane pa barna qe duhet ti blesh dhe po mos pos pagove as personeli mjeksor nuk te sherben po nuk pagove Ministre jep Dorheqjen Je e pa Afte Andi apo pret te behesh aksionere ne konçesionin e radhes ?
Kjo nuk pasta Turp Te thote skein Parë , mom ministrieshe po sierra Millard’s euro Te vjedhura nga Rama Balluku , Pse nuk e ngre zeron po pa pike turpi thua ska para . Thuaj Hyatt qe jemi ne rregjim narkodiktature e narkoshteti , se po Te ishin sadopak demokraci , duhet Te kishte dhene doreheqjen menjehereshme. Minister si ju ne rregjim sadopak demokratik hidhen ne koshin e plehrave e gjithe qeveria Rama , bashke me Te duhet hedger ne koshin e plehrave
Jemi popull që sdi ça të them më. Ktu fus veten time dhe të gjith ata njof e keni shkëmby 2 menime.Nrehet nafta nuk nrehemi,pse un do dal aty themi.vidhet masakrohet e përdhunohet çdo e drrejt e popllit e prap nuk nrehemi.Ka bo pall udhëheqja 30 vjet.Vidh e shto dhjam. Del kjo injorante e pamoralshme thot skemi fonde. Ik të qifsha ropt shkri ministrin ta dim publikisht që skemi ministri shëndetësie.Për ça je ministre ti me mor rrogën e bo korrupsion si Ogerta Manastirlliu