TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2026, 11:00

Britania ‘skanon’ fytyrat e emigrantëve me AI, identifikon personat që shtiren si të mitur

Shkruar nga Pamfleti
Britania ‘skanon’ fytyrat e emigrantëve me AI, identifikon
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të nisë përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të verifikuar moshën e emigrantëve dhe për të identifikuar ata që paraqiten si të mitur, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Sipas BBC-së, sistemi i ri i bazuar në AI do të vlerësojë moshën e individëve përmes analizimit të fotografive të realizuara në pikat kufitare.

Vendimi për implementimin e këtij softueri vjen pas disa vitesh me flukse të larta emigrantësh që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe paraqesin kërkesa për azil sapo mbërrijnë në territorin britanik. Gjatë 12 muajve që përfunduan në qershor 2025, në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 111,084 kërkesa për azil, një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se gjatë vitit të kaluar më shumë se 6,400 emigrantë që deklaronin se ishin fëmijë iu nënshtruan procedurave të verifikimit të moshës në kufi. Nga këta, 43% rezultuan të ishin të rritur.

 

britania skanon fytyrat e emigranteve ai

Lini një Përgjigje