TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2026, 13:22

Deklarata e Trump, reagon Giorgia Meloni: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë!

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e Trump, reagon Giorgia Meloni: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në diskutim me Melonin në Samitin e G7

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke pretenduar se ajo i ka kërkuar të bënte një foto me të gjatë samitit të G7. 

“Meloni më luti të bëja një foto me të. Më erdhi keq për të dhe pranova foton”, deklaroi Trump, duke shtuar se ajo “ndoshta është e lumtur që fola me të në G7, pasi nuk isha i detyruar të flisja me të”.

Deklaratat e presidentit amerikan kanë shkaktuar reagimin e kryeministres italiane, e cila u shpreh e habitur dhe i cilësoi fjalët e Trump si të pavërteta.

“Deklaratat e Donald Trump janë plotësisht të sajuara . Sinqerisht jam e shokuar. Jam e habitur. Nuk e di pse presidenti amerikan sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij. Nuk është hera e parë që ndodh.Mund të them vetëm se është për të ardhur keq që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe udhëheqësve me të cilët duket shumë më i afërt. Një gjë duhet ta mbani mend: unë dhe Italia nuk lutemi kurrë”, u shpreh Meloni.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Miami, në një kohë kur tensionet diplomatike vijojnë pas këtyre deklaratave.

 

deklarata e trump reagon giorgia meloni unë dhe italia nuk lutemi kurrë

Lini një Përgjigje