TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2026, 18:39

Habit Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e armëve

Shkruar nga Pamfleti

Habit Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka sugjeruar se kapaciteti i Ukrainës për të prodhuar armë përfundimisht mund ta tejkalojë atë të Rusisë. Me anë të një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se një perspektivë e tillë tani ishte bërë realiste me kalimin e kohës. Ai shtoi se, gjatë ditëve në vijim, prioriteti kryesor në të gjithë punën diplomatike, të gjitha takimet dhe negociatat do të jetë mbrojtja ajrore për Ukrainën.

"Një arritje e rëndësishme e shtetit tonë dhe e prodhuesve tanë të armëve është se Ukraina ka arritur aftësinë për të prodhuar një vëllim të tillë armësh të përparuara teknologjikisht saqë, në planin afatgjatë, mund t'i tejkalojë aftësitë e Rusisë. Ne gjithashtu folëm drejtpërdrejt me prodhuesit rreth asaj që nevojitet nga shteti, nga vendimet administrative deri te financimi, për të maksimizuar të gjitha llojet e aftësive të Ukrainës dhe për të siguruar forma të thella presioni mbi Rusinë, mbi kapacitetin e saj në fushëbetejë dhe mbi aftësinë e saj për të zvarritur luftën. Kjo ka të bëjë kryesisht me dronët ukrainas të të gjitha llojeve, sistemet tokësore pa pilot, programin tonë të raketave, sistemet e luftës elektronike dhe pajisjet ushtarake”, tha Zelensky.

 

zelensky rusia

Lini një Përgjigje