TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 18:31

Izraeli nuk po “qëllon dhe qan” më... por po qesh me masakrat

Shkruar nga Muhannad Ayyash
Izraeli nuk po “qëllon dhe qan” më... por po qesh me
Ushtarët izraelitë qeshin dhe bëjnë gjeste rrugës për në një protestë në bazën ushtarake Sde Teiman

Dhuna ndaj palestinezëve nuk po paraqitet më si “e keqe e domosdoshme”, por gjithnjë e më hapur si diçka që festohet. Nga torturat në burgje te videot e ushtarëve që qeshin ndërsa shkatërrojnë Gaza-n…

Zbulimet e fundit mbi torturat brutale të Izraelit ndaj të burgosurve palestinezë, përfshirë përdhunimet dhe dhunën seksuale, i kanë dhënë botës edhe një tjetër pamje të realitetit të tmerrshëm të jetës palestineze nën pushtimin kolonial izraelit që vazhdon prej dekadash.

Çdo njeri me minimumin e ndjeshmërisë njerëzore ndien tmerr, zemërim dhe neveri përballë dëshmive që po dalin në dritë. Shumica e njerëzve në botë as nuk mund ta imagjinojnë, jo më ta kryejnë, dhunën e përshkruar nga viktimat palestineze.

Por realiteti i ashpër është se kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për përdhunime, dhunë seksuale dhe forma të tjera torture fizike e psikologjike në burgjet izraelite. Studiues dhe organizata të shoqërisë civile i kanë dokumentuar këto praktika prej dekadash. Edhe para tetorit 2023, studiuesit kishin paralajmëruar se kushtet në burgjet izraelite për palestinezët ishin përkeqësuar ndjeshëm që nga vitet 2010. Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, këto kushte janë bërë edhe më të rënda.

Por gjatë kësaj periudhe është shfaqur edhe një element tjetër shqetësues i dhunës izraelite: jo vetëm tortura, por gëzimi me të cilin ajo kryhet.

Kur lexohen dëshmitë e të burgosurve palestinezë, bëhet e qartë se rojet izraelite jo vetëm torturojnë vazhdimisht, por shpesh e bëjnë këtë duke qeshur. Në dëshmi pas dëshmie, viktimat përmendin të qeshurat e rojeve. Dhe këtu lind një pyetje që shpesh anashkalohet: kush arrin të gjejë kënaqësi dhe argëtim te tortura? Në çfarë kushtesh qeshja bëhet reagim “normal” ndaj dhunës?

Kjo pyetje bëhet edhe më e frikshme kur shihet se fenomeni i të qeshurit gjatë ushtrimit të dhunës nuk kufizohet vetëm te burgjet.

Gjatë dy viteve e gjysmë të luftës në Gaza, janë publikuar dhjetëra video ku ushtarë izraelitë regjistrojnë veten duke shkatërruar shtëpi dhe lagje të tëra, duke vrarë civilë, përfshirë fëmijë, duke vjedhur sende nga shtëpitë palestineze apo duke poshtëruar të burgosur — dhe në shumë raste duken të gëzuar ndërsa e bëjnë këtë.

Njësia investigative e Al Jazeera ka krijuar një databazë me shumë prej këtyre videove. Në një prej tyre, një ushtar franko-izraelit tregon një të burgosur dhe thotë: “Shikoni, është lagur nga frika. Do të qeshni kur të shihni shpinën e tij. E torturuan që të fliste.”

Pyetja është: pse ky ushtar është aq i bindur se njerëzit që do ta shohin videon “do të qeshin”?

Këtu del në pah një realitet i frikshëm: gëzimi i vrasësve dhe torturuesve po shpërblehet nga vetë shoqëria izraelite. Në përgjithësi, videot e tyre marrin reagime pozitive brenda Izraelit. Edhe mediat kryesore izraelite janë të mbushura me justifikime për luftën dhe thirrje për intensifikimin e saj.

Për dekada, propaganda izraelite ka promovuar idenë se izraelitët e shohin vrasjen dhe dëbimin e palestinezëve si diçka tragjike, por të domosdoshme. Kjo logjikë u përmblodh në shprehjen e famshme që i atribuohet Golda Meir: “Mund t’ua falim arabëve që vrasin djemtë tanë. Por nuk mund t’ua falim që na detyrojnë të vrasim djemtë e tyre.”

Me kalimin e viteve, kjo filozofi u kthye në atë që njihej si “shooting and crying” — “qëllon dhe qan”.

Por që nga Intifada e Dytë dhe sidomos pas bllokadës së Gazës në vitin 2007, kjo qasje nisi të zhdukej gradualisht nga shoqëria izraelite. Diskursi publik izraelit, që gjithmonë kishte minimizuar vuajtjen palestineze, gradualisht pushoi së theksuari edhe barrën psikologjike të dhunës mbi ushtarët izraelitë. Në vend të kësaj, nisi të lavdërohej aftësia për të vrarë dhe shkatërruar palestinezët.

Në vitin 2004, demografi izraelit Arnon Soffer, një nga mbështetësit kryesorë të bllokadës së Gazës, deklaronte: “Nëse duam të mbetemi gjallë, do të na duhet të vrasim dhe të vrasim e të vrasim. Çdo ditë.”

Edhe pse Soffer shprehte shqetësim për efektin që kjo mund të kishte mbi ushtarët izraelitë, sipas autorit, rruga tashmë ishte hapur. Shoqëria izraelite do të shqetësohej gjithnjë e më pak për pasojat morale të dhunës dhe gjithnjë e më shumë do të përqendrohej te numri i palestinezëve të vrarë.

Sot, pretendimi se dhuna kryhet “me keqardhje” është zhdukur pothuajse plotësisht. Është zëvendësuar nga një realitet tjetër: dhuna po kryhet me gëzim.

Ky gëzim, nuk lidhet me identitetin hebre apo me kulturën hebraike, por me logjikën e kolonializmit të vendosjes dhe me një botëkuptim racist të ndërtuar mbi dehumanizimin e palestinezëve.

Që kolonializmi i vendosjes të funksionojë, duhet të ndodhin dy gjëra: së pari, popullsia vendase duhet të dehumanizohet plotësisht. Palestinezët nuk shihen më si qenie njerëzore me të drejta, por si pengesa që duhen eliminuar fizikisht, politikisht dhe kulturorisht.

Në të njëjtën kohë, kolonizatori fillon ta shohë veten si superior, pothuajse mbi ligjin dhe mbi normat morale.

Dhe sa më shumë që dhuna shpërblehet, me më shumë tokë, siguri, mbështetje politike apo përfitime ekonomike, aq më shumë ajo shoqërohet me ndjenjë triumfi dhe gëzimi.

Një shoqëri që feston me kaq entuziazëm forma të tilla dhune, argumenton autori, nuk ka më kapacitet të reformohet nga brenda. Ndërkohë, Izraeli vazhdon të përfitojë nga pushtimi dhe lufta përmes mbështetjes politike, ekonomike dhe ushtarake nga Perëndimi.

Izraeli nuk duhet të vazhdojë të shpërblehet, por të përballet me izolim ekonomik dhe politik.

Vetëm kur dhuna të mos sjellë më përfitime, por pasoja reale, mund të ndryshojë ideja se dhuna gjenocidale është diçka që mund të festohet me gëzim. /Përshtatur nga “Al Jazeera”

izrael gaza

2 Komente

  1. I
    Izrael Gjakpiresi

    A duhen lejuar me gjate keta GJAKPIRES NAZIST te vrasin,te zhdukin deri ne shfarosje,,te pushtojne e te rrembejne tokat e pasurine e te tjereve???????? Ku dreqin asht BOTA,OKB,NJEREZIMI??!! Ky KANCER do te vazhdoje te marre jete njerezish dhe gjithcka tjeter po nuk u ndalu nga DIKUSH!! SHBA-EUROPA jane te dhjere dhe ne konflikt interesi me VAMPIRET IZRAELIT. Vetem Turqia,shtetet e Lindjes te Mesme dhe ato te Afrikes te Veriut,sebashku mund te ndalojne GJAKPIRESIT-VRASESIT IZRAELIT.

    1. T
      Tony

      Domosdo brezi yne qe e perjetoi vitet 70te kur Izraeli fitoi ndaj e Egjyptit beri pazare me Bashkimin Sovjetik e BS ia nisi tere llumin e cifuteve e kriminele qe i duheshin Izraelit per te populluar Izraelin e perzene Palestinezet nga shtepite e tyre. Keta bij kurvash kriminele te pashpirt vazhdojne te shumohen e jo vetem qe jane problem per palestinezet por edhe per popujt rreth. Mos harroni se te gjitha perandorite keshtu jane rritur e kane sunduar. Roma me legjionaret, Gotet me llumin e Europes, Mongolet me barbaret kopile te Chengis Khan, Richard Lionheart me kryqtaret, Ottomanet me jeniceret, e keshtu me radhe historia e botes "ndricohet" e "vezullon". I keni pare ata kriminelet e Venezueles, vendeve latine e ata birbot e favelave te Brazilit me tatuazhe pistoletash ne balle, qe po tu japesh mundesine e arme ne dore mund te shkretojne planetin. Si i behet!? Vetem teoria qesharake e Dr. Allamudhit, te dhembi nje sy kerreje qe te shpetosh tjetrin punon, ose t'i hedhesh ne grykat e vullkaneve.

      Lini një Përgjigje