
Një autobus me turistë kinezë është sulmuar me gurë, nga protestuesit francezë. Mësohet se turistët kanë marrë dëmtime të lehta.
Konsullata e Kinës në Marsejë i dërgoi një letër ministrisë së jashtme të Francës, ku i bën thirrje për garantimin e sigurisë së qytetarëve kinezë dhe pronës së tyre. Autobusi u sulmua mes trazirave që kanë shpërthyer në disa qytete franceze pasi një djalë 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një oficer policie.
Gjithashtu konsullata u bëri thirrje qytetarëve kinezë që ndodhen në Francë ose që synojnë të udhëtojnë atje, të tregohen të kujdesshëm dhe të matur për shkak të trazirave që kanë tronditur vendin ditët e fundit.
Lini një Përgjigje