TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2023, 10:56

Masakër në Francë: Gjashtë fëmijë sulmohen me thikë, njëri është në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Masakër në Francë: Gjashtë fëmijë sulmohen me

Në vendin alpin Annecy, në Francë, Savoja e Sipërme, një burrë, sipas dëshmitarëve, ka sulmuar me thikë këtë të enjte në mëngjes disa fëmijë në një park.

Një bilanc fillestar tregon për katër fëmijë dhe një të rritur të plagosur, tre prej tyre në rrezik për jetën. Burri, i cili mbante një çallmë sipas disa dëshmitarëve, ka nisur masakrën rreth orës 9:45 dhe është neutralizuar pak më pas nga policia, e cila e ka qëlluar me armë zjarri, duke e  plagosur. Kryeministrja Elisabeth Borne është rrugës për në Annecy. Sapo është mbajtur një minutë heshtje në Asamblenë Kombëtare, duke ndërprerë punën për reformën e pensioneve. Sulmuesi thuhet të jetë një sirian që kishte aplikuar për azil, i panjohur për shërbimet e policisë.

Një dëshmitar, Anthony, foli për rrjetin televiziv të gjitha lajmeve Bfm: “Isha duke vrapuar, në fillim mendova se ishte një lojë, të gjithë vraponin. Kur pashë gjithashtu karriget e shtyllave duke u shtyrë gjatë vrapimit, kuptova se kishte diçka të çuditshme. Një grua me tha mos ec përpara se një burrë po i godiste me thikë të gjithë, vazhdova dhe u gjenda përballë sulmuesit, policët ishin aty përpara por m’u dukën të ngadaltë, nuk reaguan menjëherë, burri kishte kohë të godiste me thikë një zotëri të moshuar, dy herë, ndërsa rrinin aty duke shikuar pa bërë asgjë. U habita që nuk qëlluan menjëherë, gruaja e atij zotërie rrinte aty pranë tij, për fat nuk u sulmua por ishte në shok, dhe unë fillova t'u bërtisja policëve "gjuaj, gjuaj!", dhe në fund ata e bënë, por burri kishte kohë të godiste për herë të dytë. Gati të ndërhyja se policët nuk bënin dot gjë, u habita shumë nga ngadalësia e tyre. Burri ka qëndruar i heshtur gjatë sulmit, nuk ka thënë asgjë, duhet të ketë qenë 45 vjeç. Në një moment ai hoqi çallmën, përballë meje, nuk e kuptoj pse. Annecy është një qytet i qetë, bëj vrap në atë park çdo mëngjes, nuk e kisha imagjinuar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë”.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin shkroi në Twitter se "shumë njerëz, përfshirë fëmijë u plagosën nga një individ me thikë në një park në Annecy. Individi u arrestua falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”. Por dëshmia e Antonit, e cila përkundrazi flet për një ngadalësi të pakuptueshme të policëve, do të shkaktojë diskutim./ Pamfleti, Corriere della Sera

masaker france femije

Lini një Përgjigje