TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2026, 15:57

Moti i keq/ Kapiteneria e Sarandës ndalon lundrimi për anijet turistike dhe të peshkimit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Kapiteneria e Sarandës ndalon lundrimi për anijet

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, Kapiteneria e Sarandës ka vendosur ndalimin e lundrimit për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit për ditën e premte, 24 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë në funksion të garantimit të sigurisë së lundrimit dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

Kapiteneria u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det gjatë periudhës së ndalimit.

Autoritetet kanë falënderuar qytetarët dhe operatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në zbatimin e kësaj mase, ndërsa u bëjnë apel të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo përditësim lidhur me kushtet e lundrimit.

moti sarandë

Lini një Përgjigje