
Një raund i dytë bisedimesh të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit është planifikuar për të enjten në Uashington, sipas një zyrtari izraelit nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Takimi i parë midis zyrtarëve nga të dy vendet u zhvillua të martën e kaluar, ku morën pjesë ambasadori izraelit Yechiel Leiter dhe ambasadorja libaneze Nada Hamadeh. Leiter do të kryesojë përsëri delegacionin izraelit.
Zyra e Presidentit të Libanit tha më herët sot se delegacioni i vendit do të udhëhiqet nga ambasadori Simon Karam.
“Objektivi i opsionit të negociatave është të ndalojë veprimet armiqësore, t’i japë fund pushtimit izraelit të zonave jugore dhe të vendosë ushtrinë deri në kufijtë jugorë të njohur ndërkombëtarisht”, tha Presidenti libanez, Josep Aoun.
Ai shtoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte ndërhyrë me Izraelin për një armëpushim dhe për t’u përgatitur për të nisur një rrugë negociuese.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-të “mirëpresin angazhimin produktiv që filloi më 14 prill”, duke shtuar se do të vazhdojnë të lehtësojnë diskutimet e drejtpërdrejta dhe me mirëbesim midis dy qeverive”.
Përpara bisedimeve të javës së kaluar, Izraeli dhe Libani nuk kishin pasur marrëdhënie diplomatike apo bisedime të drejtpërdrejta për dekada të tëra.
Lini një Përgjigje