TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2026, 17:26

Trump po bën gjithçka të dalë nga lufta... Irani e di dhe prandaj ka rritur pazarin!

Shkruar nga Pamfleti
Trump po bën gjithçka të dalë nga lufta... Irani e di dhe
Momente nga negociatat në Islamabad

Ish-këshilltari i Obamës: Trump ka dy mundësi përpara, gjërat do të shkojnë keq ose shumë keq për të!

Trump përballet me një presion të shtuar politik dhe ekonomik, ndërsa përpiqet të gjejë një rrugëdalje të shpejtë nga kriza me Iranin. Rritja e çmimeve të naftës dhe pakënaqësia e opinionit publik duket se po e shtyjnë drejt një marrëveshjeje të shpejtë, edhe me koston e një pozicioni më të dobët në negociata.

Iranianët e dinë mirë që Trump është në vështirësi”, deklaron për "Corriere", Charles Kupchan, ish-këshilltar i Barack Obamës dhe profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Georgetown. “Situata i është kthyer kundër. Ai besonte se regjimi iranian do të rrëzohej brenda pak ditësh dhe se do të hynte në histori si presidenti që mundi Iranin. Në vend të kësaj, ka nxitur një krizë të madhe energjetike, ka shkelur premtimin për të shmangur luftërat e gjata dhe ka rritur koston e jetesës. Tani ndodhet nën presion dhe kërkon një marrëveshje sa më shpejt, përpara afrimit të zgjedhjeve të mesmandatit”, shton ai.

Sipas Kupchan, Trump synon një marrëveshje që t’i lejojë të shpallë se ka neutralizuar kërcënimin që e çoi drejt konfliktit. “Me shumë gjasë ai kërkon rezultate lidhur me uraniumin e pasuruar dhe synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit,” thotë ai, duke vënë në dukje se qëndrimet e presidentit amerikan mbi natyrën e kërcënimit kanë ndryshuar disa herë.

Megjithatë, mbeten të hapura çështje kyçe si programi raketor i Iranit dhe mbështetja e Teheranit për milicitë në Lindjen e Mesme.

Kupchan përjashton mundësinë që SHBA të pranojë kontroll të plotë iranian mbi ngushticën, por nuk përjashton një kompromis me monitorim ndërkombëtar që përfshin edhe Iranin.

Ai shton se retorika e ashpër e Trump ndaj aleatëve tregon një lider nën presion. “Ai është i zemëruar dhe reagon ndaj kritikave, gjë që reflekton një ndjenjë dobësie,” thotë Kupchan.

-Çfarë lloj marrëveshjeje kërkon?

Një që t’i lejojë të thotë se ka eliminuar kërcënimin që e shtyu të shpallte luftën.

-Pra, bërthamoren?

Me shumë gjasë tani Trump shpreson të arrijë diçka mbi uraniumin e pasuruar dhe synon të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, duhet thënë se, para dhe gjatë konfliktit, ai e ka ndryshuar disa herë versionin mbi atë se cili ishte realisht kërcënimi që e shtyu të veprojë. Mbetet çështja e programit raketor iranian dhe mbështetjes së ajatollahëve për milicitë në Lindjen e Mesme. Për këtë, kam frikë se mundësitë për të arritur një situatë më të mirë se ajo para luftës janë mjaft të kufizuara.

-Edhe termi “rihapje” mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme. Irani do të donte të ruante kontrollin e Hormuzit, me anijet që kalojnë, por duke paguar tarifë. Europa dhe vendet arabe, ndërkohë, kërkojnë liri të plotë lundrimi.

Mendoj se Trump-it i intereson mbi të gjitha që lëvizja e anijeve të rifillojë, sepse sa kohë ato mbeten të bllokuara, kriza energjetike dhe ajo e plehrave kimike vetëm do të përkeqësohen.”

-A do të pranonte ai kontrollin iranian të Ngushticës?

Jo. Nuk mund të pranojë një situatë ku Teherani vazhdon të kërkojë dy milionë si tarifë për çdo anije. Por mund të pranojë një zgjidhje me një sistem monitorimi ndërkombëtar që përfshin edhe Iranin.”

-Megjithatë, Trump nuk po mbështet “të gatshmit” e mbledhur në Paris.

Ai është i zemëruar dhe i ndjeshëm ndaj kritikave, prandaj ka sulmuar Melonin dhe Papën. Por kjo tregon se ai ndihet më i dobët.

-A po negocion nga një pozicion dobësie?

Iranianët e kanë kuptuar që ai është në vështirësi dhe që Hormuzi u jep një levë të rëndësishme, prandaj mbajnë një qëndrim të fortë.

-A mund të dalë Trump ende fitues?

Opsionet janë dy. Për të mund të përfundojë shumë keq, ose thjesht disi keq. Nëse nuk arrin një marrëveshje, do të shkohet drejt një recesioni global. Nëse e arrin, do të shpallë fitore, por në varësi të kushteve, vështirë se do të arrijë të projektojë një imazh të vërtetë fituesi. /Pamfleti

islamabad iran

Lini një Përgjigje