Nga profecia e Orwell-it te ‘Doktrina ‘Donroe’. Si po i shpërbën Trump aleancat tradicionale të Perëndimit, duke e lënë Evropën përballë dilemës mes vasalitetit rus dhe diktatit të ri amerikan…
Romani i madh i George Orwell, “1984” , zhvillohet në një botë të ndarë midis 3 fuqive të mëdha: Oqeanisë, Euroazisë dhe Azisë Lindore. Ato janë në konkurrencë të vazhdueshme. Secila prej tyre ka një udhëheqës dominues dhe marrëdhëniet e tyre diplomatike, zhvillohen në sekretin më të rreptë dhe janë subjekt i ndryshimeve të papritura.
Lufta e Ftohtë e kohës sonë, që përfshin SHBA-në, Kinën dhe Rusinë, ka shumë ngjashmëri, dhe Orwell-it mund t’i falet që nuk arriti të profetizojë natyrën maniake të politikës aktuale globale.
Dallimi më i dukshëm, është se Rusia nuk është një superfuqi e plotë, por siç thoshin dikur për BRSS-në, më shumë si “Volta e Sipërme me raketa”. Megjithatë, ushtria ruse po shfaqet dobët në Ukrainë, ku një luftë që pritej të mbaronte brenda pak ditësh do të hyjë së shpejti në vitin e saj të pestë pa asnjë fund në horizont.
Ndërkohë kinezët po e reduktojnë Rusinë në një vasale ekonomike, dhe po i shtrijnë tentakulat e tyre të aktivitetit dhe ndikimit në Siberi dhe Azinë Qendrore ish-sovjetike.
Megjithatë, Donald Trump vazhdon të synojë të farkëtojë një aleancë ruso-amerikane, duke thënë vetëm se është ”i zhgënjyer” nga bombardimet e vazhdueshme të Ukrainës. Madje ai e ftoi Putinin në “Bordin e Paqes” në Gaza të krijuar prej tij.
Rusët kanë arritur që ta joshin Trumpn. Në vitin 2018, ata testuan fshehurazi administratën e parë të Trump me një propozim: nëse Trump do të ndalonte së shkaktuari probleme për ta në Ukrainë, ata do ta linin të bënte çfarë të donte në Venezuelë.
Trump është i njohur për bisedimet e tij sekrete me Putinin. Madje ndonjëherë refuzon që të mbajë më dhomë zyrtarët e tij. Me shumë gjasa, Trump dhe Putin kanë diskutuar mbi mënyrat për të forcuar sferat e tyre të dëshiruara të ndikimit. Trump dëshiron dominim total mbi Amerikën dhe territoret përreth.
Që nga rrëmbimi i ish-presidentit Nicolás Maduro në fillim të këtij muaji, venezuelianët janë vendosur nën një regjim të superqeverisjes amerikane për një periudhë të pacaktuar. Dhe amerikanët po i ndërpresin lidhjet e rusëve dhe kinezëve me Karakasin.
Po ashtu, Trump ka ambicien të bashkojë Panamanë dhe Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, ashtu si në shekullin XIX, Luiziana dhe Alaska u blenë përkatësisht nga francezët dhe rusët, apo kur Teksasi dhe Kalifornia u aneksuan nga Meksika me forcën e armëve.
Grenlanda është një fiksim i vjetër i SHBA-së. Në fund të viteve 1940, pati diskutime të qeta midis Amerikës dhe Danimarkës për t’ua dorëzuar ishullin amerikanëve në këmbim të një shume të konsiderueshme. Tani, Trump synon publikisht që të bëhet pronar i ishullit dhe kërcënon me pasoja të tmerrshme për Danimarkën dhe mbështetësit e saj evropianë, nëse ata i refuzojnë kërkesat e tij.
Ngërçi aktual mund të përfundojë në shumë mënyra, duke përfshirë edhe një recesion ekonomik botëror. Besimi i ndërsjellë midis SHBA-së dhe Evropës po i nënshtrohet sprovave në çdo kryeqytet evropian përveç Budapestit, ku Viktor Orban luan hapur me dy porta midis Moskës dhe Uashingtonit.
Por Trump është vetëm presidenti që po vepron më hapur në heqjen dorë nga përparësia tradicionale që ka pasur siguria e Evropës. Barack Obama nisi në 2 mandatet e tij një “kthesë” strategjike drejt Paqësorit dhe Azisë Lindore, dhe ishte shumë i kujdesshëm në ndëshkimin e rusëve për aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
Trumpizmi nuk do të vdesë kur Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Largimi i SHBA-së nga Evropa, ka të ngjarë të jetë i qëndrueshëm. Dhe jo vetëm kaq, por kushdo që do të zgjidhet në vitin 2028, pothuajse me siguri do ta ruajë Doktrinën Donroe, versionin e Trumpit të Doktrinës Monroe të vitit 1823, dhe do të vazhdojë ta konfirmojë Amerikën si një zonë ku fuqitë e tjera të mëdha nuk kanë të drejtë të shkelin.
Megjithatë, ndryshe nga ish-presidenti James Monroe, Trump nuk ofron asnjë premtim në këmbim, se Amerika nuk do të ndërhyjë në zona të tjera. Mendimi i tij është kaotik. Njëra anë e trurit të tij e drejton atë drejt ruajtjes së ndikimit amerikan në të njëjtat vende, si Izraeli, ku paraardhësit e tij kanë ushtruar pushtetin e tyre.
Ndërsa ana tjetër shkon në kahun tjetër, dhe kontrasti me paraardhësit është i habitshëm. Presidentët amerikanë të fillimit të viteve 1970, e paralajmëruan Gjermaninë Perëndimore kundër varësisë nga gazi sovjetik. Por ata nuk e kërcënuan kurrë seriozisht se do të hiqnin “ombrellën amerikane” të sigurisë së armëve bërthamore, nëse udhëheqësit gjermanë nuk do të ndalonin së bleri hidrokarbure nga Moska.
Ndërkohë, Trump ka vendosur sanksione ekonomike mbi partnerët e Amerikës në NATO, përfshirë ata që pranuan qasjen e tij gjeopolitike. Por gjërat kanë nisur të ndryshojnë dhe një grup qeverish, përfshirë atë britanike, e kanë etiketuar si të gabuar kërcënimin për të aneksuar Grenlandën.
Nuk është epiteti më i rëndë i imagjinueshëm, por gjithsesi një hap në drejtimin e duhur. Mund të parashikohen një breshëri tarifash hakmarrëse amerikane. Por nëse amerikanët do të zgjedhin ta detyrojnë një aleate, Danimarkën, të dorëzojë territorin, NATO ka marrë fund dhe bashkë me të edhe pamja e unitetit politik perëndimor.
Aleancat midis fuqive të tjera të mëdha, dallohen për mungesën ose brishtësinë e tyre. Rusisë i është dashur ta paguajë shtrenjtë për ndihmën e Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit. Ndërsa, Kina po ia del mbanë vetë. As Rusia dhe as Kina nuk pëlqehen apo besohen nga fqinjët e tyre.
E njëjta gjë vlente edhe për BRSS-në. Pakti i Varshavës ia shtoi fuqinë Kremlinit në skenën globale, ndonëse vende si Polonia dhe Çekosllovakia, bashkëpunuan vetëm nga frika e një pushtimi sovjetik. Moska dhe Pekini po “ngrohin duart” në “zjarrin” e zhvillimeve të fundit. Bota është plot me vende, me fuqi mesatare, që kanë arsye ta konsiderojnë si çmenduri aleancën me Uashingtonin. Trump, një ndërtues në profesion, ka treguar aftësi vetëm duke shembur muret e lidhjes së NATO-s. Britania dhe pjesa tjetër e Evropës, po trajtohen më shumë ashtu siç romakët terrorizuan mbretëritë kliente në periferitë e perandorisë së tyre.
Sot aleanca e NATO-s e ka humbur dobinë e saj për Uashingtonin. Fuqitë e mesme perëndimore si Gjermania, Franca, Britania dhe Kanadaja udhëzohen të bëjnë siç u thuhet ose do të përballen me humbjen e objekteve - ombrellën e armëve bërthamore, ndarjen e inteligjencës dhe qasjen në tregjet amerikane - të cilat i kanë gëzuar për 8 dekada.
Mbi të gjitha, nëse amerikanët tërheqin mbrojtjen e tyre të vazhdueshme, ekziston rreziku vdekjeprurës për sovranitetin dhe liritë qytetare të Ukrainës. Evropa duhet t’i qëndrojë parimeve të saj. Vetë Amerika ka nevojë për qasje në tregjet evropiane dhe shkëmbimet e inteligjencës, po aq sa edhe anasjelltas.
Zërat në Kongresin e SHBA-së, ka të ngjarë të jenë të shumtë në favor të rivendosjes së lidhjeve të dikurshme tregtare, që kanë forcuar mirëqenien ekonomike amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbja e mundshme e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit të këtij nëntori, ofron mundësinë për një realpolitikë amerikane më të matur në vitet e ardhshme.
Për momentin, faktori Trump po rrotullohet kundër interesit themelor amerikan, edhe pse miliona amerikanë nuk e shohin botën përmes këtij këndvështrimi. Javën e kaluar, kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, e theu akullin në marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën.
Gjatë fjalës së tij në Davos, ai tha: “Fuqitë e mesme duhet të veprojnë së bashku, sepse nëse nuk je në tryezë për të ngrënë, atëherë je në menu për t’u ngrënë!”. SHBA-së po i bëhet e qartë se nëse nuk mund t'u besosh miqve, atëherë mund të krijohen miqësi të reja.
A do të vendosin Filipinet të joshin Kinën e parashikueshme, në vend të Amerikës së paqëndrueshme? Deri më tani, duket e pamundur që dashuria e Hungarisë me Rusinë të kopjohet në të gjithë Evropën, dhe sigurisht as në Kanada për shkak të pakicës së saj të madhe ukrainase.
Por gjëra të papritura ndodhin shpesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ukrainasit kanë të drejtë të kenë frikë nga një mundësi e tillë. Ne jetojmë në një botë me dy fuqi e gjysmë të mëdha ushtarake nëse përfshihet edhe Rusia. Dy prej tyre, SHBA-ja dhe Kina, janë gjithashtu fuqi të mëdha teknologjike me ekonomi në rritje.
Por një numër gjithnjë e në rritje vendesh, po shfaqin rezistencë të fortë ndaj asaj që e shohin si përpjekje për të rivendosur sundimin perandorak. India po ndjek rrugën e saj dhe po refuzon të ulë kokën para luftës tarifore të Trump. Po kështu po bën edhe Brazili. Izraeli i kundërshton vazhdimisht përpjekjet e Uashingtonit për ta frenuar atë.
Deri vitet e fundit, edhe Irani bëri të njëjtën gjë. Herë pas here që nga fundi i Luftës së Ftohtë në fundin e viteve 1980, këto fuqi të mesme dhe më të vogla kanë provuar aftësinë e tyre për të prishur rendin e vjetër botëror.
Kanadaja dhe Evropa duhet të përqafojnë dhe përshtatin modelin e tyre, duke hequr dorë nga lutjet kur negociojnë me administratën amerikane. Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl dhe ish-kryeministrja Margaret Thatcher, vepruan me vendosmëri sa herë që nuk miratuan idetë politike që buronin nga Shtëpia e Bardhë e ish-presidentëve amerikanë Ronald Reagan dhe George H.W. Bush.
Asokohe kishte hapësirë për dhënie dhe marrje edhe brenda kuadrit të gjerë të preferencave strategjike amerikane. Perëndimi përballet me emergjencën e tij më të madhe të brendshme që nga viti 1945. Edhe pse SHBA-të nuk janë Oqeania e re, konvulsionet shkatërruese të Trump po shënojnë çdo ditë rrënime.
Politikëbërësit amerikanë po e menaxhojnë aktualisht Rusinë me një tolerancë të dukshme dhe Kinën në një mënyrë vetë-dëmtuese. Herët a vonë, establishmenti politik i Amerikës do të zgjohet nga gjumi.
Britania, së bashku me BE-në dhe Kanadanë, duhet të gjejnë mënyra për t’u përballur me administratën amerikane pa ndezur Luftën e tyre të Ftohtë me SHBA-në. Një rrugë e gjatë dhe dredha-dredha mund të shtrihet përpara, por rrugët e tjera mund të çojnë vetëm në një humnerë…
Shënim: Robert Service, professor i historisë ruse në Kolegjin St Antony’s, Oksford.
Presidenti Trump po e shkund Eufopen e pergju.uf e te korruptuar ,e kapur nga sorosi. Lufta per arktikun eshte e vjeter prej disa dekadash,Norvegjia ka kohe qe eshte e pakenaqur nga NATO qe lse nuk nderhyn kunder Rusit qe po prek dominimet e Norvegjise e shteteve te tjera ne Arktik.Rusia nga Arktiku ka 90 % te rezer ave te gazit llufta e trete boterore do shpertheje nga kontradiktat ne Arktik.Strategjia e presidentit Trump per Arktikun eshte nje strategji e hartuar nga stratege te Pentagonit qe eleminon kete lufte dhe forcon ndikimin eNATO s dhe BE ne Arktik. Groenlanda eshte pike nevralgjike e Arktikut, dhe pretendimi Trump per Groenlanden eshte nje synim per paqe afatgjate ne bote.,eshte e interesin e NATO s , BE ,sidomos te Danimarkes. BE tani eshte shume e hallakatme ga korrupsioni sorist qe r ka gllaberu ,dhe nuk eshte e afte te gjykoje drejt ,kur ta kuptoje do e falenderoje presidentin Trump dhe do e propozoje per mimin Nobel per pawe.
Doktrina Monro dhe Doktrina Donro përputhen milimetrikisht me njera tjetrën. Ajo që sjell të re Donald Tramp është vizioni, durimi dhe vendosmëria strategjike, për ti arritur objektivat: (avash avash), (siga siga), (piano piano), derisa ta kuptojnë xhentelmenët europianë dhe izraelitët, se doktrina Donro nuk është e dobishme vetëm për SHBA por edhe për miqtë e tyre të hemisferës perëndimore dhe të gjithë botës. "Po qe e mirë për Amerikën, është e mirë edhe për Ju". Donald Tramp është mjeshtër i merituar për të lidh dhe zgjidh aleanca.Disa burra dhe gra që ndajnë vizion të përbashkët për zgjidhjen e një konflikti, që ka degjeneruar në luftë, hajt ta dakortësojmë dhe imponojmë një zgjidhje, me marrëveshje me investime dhe me zhvillim. Ju të bordit jipni mendime sygjerime , kontriboni me fonde, si të bëhet më e mira, palët të përafrohen drejt vizionit tonë. Por veton e kam unë. Unë jam ideatori unë do jem edhe ekzekutuesi i projektit tim , i cili i lumturon të gjithë . Kush nuk e kupton sot, e kupton më vonë. Doktrina Donro implementohet dhe askush nuk del i humbur. Kryetrashësia e disa liderëve europianë do kthjellohet dhe do kuptojnë që ata nuk po humbasin asgjë nga zbatimi i Doktrinës Donro.Kuptohet që edhe sikur të duan të shkojnë të flenë me mullixhiun (Shi Pingun) për inat të Trmpit, nuk i qas në krevat mullixhiu. Të tjerat gjatë rrugës. SHBA-Rusia dhe Kina udhëtojnë sipas vijave paralele rreth globit.