TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi18 Qershor 2026, 14:30

Projektligji i ri, qeveria rikthen propozimin për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % , përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes  vetëm në rastet kur kjo rritje justifikohet nga rrethana të veçanta, me qëllim zbutjen e efekteve të menjëhershme të rritjes së taksës si pasojë e ndryshimeve të pazakonta të vlerave të banesave.

Projektligji i ri, qeveria rikthen propozimin për dyfishim të
Kryeministri Edi Rama

Të gjitha pasuritë e paluajtshme në vend, si banesat ashtu edhe njësitë që përdoren për veprimtari ekonomike, do të taksohen mbi bazën e vlerës së tyre të tregut.

Ky parashikim përfshihet në projektligjin e ri të Ministrisë së Financave, i cili është hedhur për konsultim publik.

Sipas draftit, baza e llogaritjes së taksës mbi pasurinë e paluajtshme do të jetë vlera e taksueshme e pronës. Për ndërtesat e kategorizuara si banim, norma e taksimit do të variojë nga 0.1% deri në 0.2%, ndërsa për ndërtesat që përdoren për veprimtari ekonomike norma do të jetë nga 0.15% deri në 0.25%.

Projektligji parashikon gjithashtu një lehtësim fiskal për banesën e parë të individit. Në nenin 8 përcaktohet se zbritja do të zbatohet vetëm për këtë kategori prone dhe do të jetë e barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës, pa kaluar pragun maksimal të përcaktuar nga këshilli bashkiak.

Për banesat që kanë vlerë deri në dyfishin e këtij pragu, taksa do të llogaritet vetëm mbi gjysmën e vlerës së pronës. Në praktikë, kjo do të thotë se pronari do të paguajë 50% më pak taksë krahasuar me rastin kur prona nuk konsiderohet banesë e parë.

Ndërkohë, për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtimi nga taksimi do të zbatohet vetëm për pjesën e vlerës që përputhet me pragun e zbritjes. Pjesa që e tejkalon këtë kufi do t’i nënshtrohet taksimit të plotë.

Projektligji i jep gjithashtu kompetencë këshillave bashkiakë që, me vendim të argumentuar, të rrisin deri në 20% pragun maksimal të zbritjes. Kjo mund të ndodhë vetëm në raste të veçanta, kur synohet të zbuten efektet e menjëhershme që mund të sjellë rritja e taksës si pasojë e ndryshimeve të pazakonta në vlerën e banesave.

Si do të ndryshojnë shkallët e taksës?

Sipas draftit të Ministrisë së Financave,  për njësitë e banimit norma e taksës do të variojë nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së tregut të pronës. Aktualisht, kjo kategori tatohet me 0.05%, çka do të thotë se niveli minimal i taksës mund të dyfishohet.

Ndryshime parashikohen edhe për ndërtesat që përdoren për aktivitete tregtare. Nëse sot norma e taksimit është 0.2% e vlerës së pronës, projektligji propozon që ajo të lëvizë nga 0.15% deri në 0.25%, duke i dhënë mundësi bashkive të aplikojnë një nivel më të lartë se ai aktual.

Normat konkrete do të përcaktohen nga këshillat bashkiakë, por brenda kufijve minimalë dhe maksimalë të miratuar nga qeveria.

Projektligji ndjek të njëjtën qasje me draftin e publikuar në vitin 2023, i cili gjithashtu parashikonte rritje të taksimit për ndërtesat rezidenciale dhe ato tregtare. Në atë draft, për objektet bujqësore dhe industriale propozohej po ashtu një normë taksimi nga 0.15% deri në 0.25%.

Kategoritë që përjashtohen nga taksa

Drafti ruan një sërë përjashtimesh nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Në këtë kategori përfshihen pronat shtetërore dhe ato të komuniteteve fetare, si dhe ndërtesat e papërfunduara që janë ende në proces ndërtimi brenda afateve të përcaktuara në lejen përkatëse.

Përjashtim do të kenë edhe strukturat akomoduese me katër dhe pesë yje që zotërojnë status special dhe operojnë nën marka ndërkombëtare të njohura. Ky lehtësim fiskal do të zbatohet për një periudhë 10-vjeçare nga nisja e aktivitetit ekonomik, por jo më vonë se tre vjet nga marrja e statusit special.

Nga taksa përjashtohen gjithashtu banesat që shërbejnë si vendbanim për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe ato të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti ose pension social dhe jetojnë vetëm me persona në ngarkim të paaftë për punë.

Në listën e përjashtimeve përfshihen edhe banesat sociale në pronësi të pushtetit vendor apo qendror, pronat e përdorura nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore mbi bazën e reciprocitetit, infrastruktura lineare, si dhe çdo pasuri tjetër për të cilën ligje të veçanta parashikojnë përjashtim nga kjo taksë.

Projektligji ndodhet në fazën e konsultimit publik dhe pritet të shqyrtohet më tej përpara se të marrë formën përfundimtare.

projektligji i ri dyfishim të taksës së shtëpive 25% rritje për bizneset

9 Komente

  1. L
    Lomi

    Banesa e parë 0 taksë. Është e drejtë kushtetuese.

    1. R
      Roja

      Po jepni nje shembull : Nqs shtepia ka kushtuar 70 mije euro para 20vjeteve, sa shkon sot taksa?

      1. B
        Bardhok Lleshaj

        Kjo rritje e takes vjen si rrjedhoje: -Bumi I ndertimeve si burim financimi pastrimi I parase. -Pastrimi I parase mangesi ose tolerence e qeverise. -Dyfishimi I tregut te banesave ne vendin tone, kryesisht Tirane me porosi apo vendosje detyrimi nga burimi i financimit. Tani duhet dhe rritja e takes se banesave. ???. Hajde qeveri. Perseri ta have populli, te mbeshtetet krimi, rruge zgjidhje

        1. q
          q.r.

          vetem per zhvatje mendojne dite e nate.

          1. A
            Astrit

            Keta jane hajduti ne total, por do te qrohen

            1. B
              Berti

              KY.projekte.ligje.eshte .ne.favore.te.oligarve.dhe.pushtetarve.dhe.deputeteve.te.korruptuAR.qe.projektojne.ligje.per.ta.varferuar.akoma.me.keq.popullin

              1. F
                Five company

                Bravo Edi, do ti zere trauma dhe do tu filloje kanceri.. Me kete rast reduktojme edhe nt e popullsise qe eshte rritur shume. Ti do thuash qe jane te huaj apo shqiptare.. Ne emer te kujt vjen tarifa, vjen edhe redukrimi.

                1. W
                  WWW

                  Këto shtëpi që kemi, i kemi me djersën e ballit dhe sakrifica. Shteti flet sikur na i ka falur. Bravo, rriten taksat sepse disa të paaftë dhe plehra nuk dinë të menaxhojnë taksat tona

                  1. F
                    Five company

                    Do ti zere kanceri, me kete rast kontribojne " qafirat" per redukrimin e popullsise. Kur iben gropen tjetrit ..te gjithe do bien brenda...

                    Lini një Përgjigje