TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Qershor 2026, 18:24

Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

Shkruar nga Myslym Murrizi

Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish

Demokrati Myslim Murrizi në një reagim për heqjen e ‘non-grata”-s së Sali Berishës, u ka dhënë një ‘shuplakë’ të gjithë atyre deputetëve që gëzonin për lajmin e mirë, por që para pak kohësh luftonin kundër kreut të PD-së. Postimi i tij godet në mënyrë të veçantë Gazment Bardhin i cili dikur hidhte akuza të rënda ndaj Berishës...

Me habit shumë ky “gëzim” i madh nëpër rrjete sociale për heqjen e sanksioneve që ndalonin hyrjen e Z. Berisha dhe familjarëve të tij në Amerikë, nga po të njëjtët persona që u gëzuan shumë fare, sa desh u plasi zemra, në qershor të vitit 2021, kur Z. Berisha dhe familjarët e tij u shpallën non grata.

Nuk e kuptoj dot çfarë transformimi që pësojnë transgjinorët politikë!!!

Po Berisha vazhdon të jetë përsëri BABI I ZENIT, mor të pafytyrë, siç ishte para 5 vitesh, kur ju deklaronit plot mburrje se ishit pro-amerikanë dhe mbanit radhë për të bërë foto me sharanajkën Yuri Kim, duke i mbajtur duart në formë pjeshke.

Vetëm mikja ime, Zj. Adriana Kalaja, mund të ma shpjegojë pak, në stilin e saj, se çfarë janë e çfarë përfaqësojnë këta vemje që në qershor 2021 deklaronin se do të iknin fare nga politika po të kthehej Berisha në PD.

Madje, jo pak prej kësaj tufe hingëllinin nëpër studio se do bënin harakiri, duke u vetëflijuar politikisht, se njerëzisht duhet të jesh NJERI që ta bësh.

Nuk e di se në çfarë kategorie mund të futen specie të tilla të racës njerëzore që “gëzojnë” njëlloj si në “mort” edhe në dasmë.

murrizi bardhi

2 Komente

  1. G
    Genti

    Edi Rama Saliu hajdut tradhtarët kombin shqiptarë vodhën Shqipërinë të gjithë anës taulantë Balla Belinda Balluku Spiro Palin Gazment Bardhi të gjithë deputetët politikanët janë hajdut ps pd

    Lini një Përgjigje