TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Maj 2026, 21:47

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja

Shkruar nga Klodian Tomorri
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja
Gjyqtari dhe Dionis Teqja

Zotit Teqja, suksesi fillimisht i buroi kur u lidh me familjarët e një ish kryebashkiaku dhe në këmbim mori monopolin e plehrave të Tiranës në Sharrë…

Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bërë një padi kundër një numri të madh portalesh në Shqipëri, ku kërkon heqjen e një lajmi dhe gjobitjen me 500 mijë euro të kolegut Arsen Rusta dhe nga 20 mijë euro portaleve të tjera.

Gjykatësi ka vendosur sigurimin e padisë dhe thotë në vendim të hiqet lajmi mashtrues. Pra pa e gjykuar çështjen në themel, e ka caktuar ky që është lajm mashtrues. Nejse.

Në padi zoti Teqja thotë se është sipërmarrës i mirënjohur dhe i suksesshëm me aktivitet brenda dhe jashtë vendit, të cilit i kanë dëmtuar rëndë reputacionin.

Tani, çdo njeri ka të drejtë të kërkojë kompesim kur dëmtohet, kjo nuk ka asnjë diskutim. Që zoti Teqja është sipërmarrës i njohur dhe i suksesshëm as kjo nuk ka pikë dyshimi. Por edhe njohja dhe suksesi burojnë nga diku.

Zotit Teqja, suksesi fillimisht i buroi kur u lidh me familjarët e një ish kryebashkiaku dhe në këmbim mori monopolin e plehrave të Tiranës në Sharrë. Dhe lidhja korruptive ose minimalisht konflikti i interesit aty ka qenë aq flagrant, sa që familjarët ishin në bordin e kompanive të zotit Teqja.

Kurse i mirënjohur ai u bë nga fakti, që në kompaninë e tij punonin të mitur, të cilet kryenin punë të rënde fizike. Megateku i sipërmarrësit të njohur ka aksidentuar rëndë dy të mitur në punë dhe ka marrë jetën e një punonjësi 32-vjeçar.

Por zotit Teqja nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë për këto bëmat që e bën të njohur dhe të suksesshëm. Tani ai bashkë me një gjyqtar që ka mbaruar shkollën me korrespondencë, duan të dënojnë gazetarë me gjysmë milioni euro gjobë, për një lajm që është i vërtetë, por që mund të ketë patur ndonjë interpretim të ekzagjeruar në titull.

Sepse si zoti Teqja ashtu dhe gjyqtari me shkollë nate i llogarisin 500 mijë eurot me kutin e tyre dhe e dinë se i kanë të gjithë.

 

 

gjyqtari flamur teqja plehra

1 Komente

  1. N
    Nje ish gjyqtar

    Po mire ore Klodjan Tomorri ti qe e ke bere diten shkollen cfar na ndrite. Edhe shkolla me korrenspondence ka qene e parashikuar ne ligj per tu kryer, por dua te te kujtoj qe kur ke deshire per te mesuar nuk ka rendesi si e ben shkollen naten apo diten. Sa njerez te ditur ka ne bote qe kane shkelqyer ne fushat e tyre dhe kane qene autodidakt? Apo hajde te shkruajme dhe te fyejme njerez. Ke shume te drejte te japesh mendim rreth konfliktit, por dhe ju duhet te permbaheni ne ato qe shkruani dhe ti keni me fakte jo ne tym. Kur drejtesia eshte ne favorin tuaj eshte e mire kur eshte kunder jush eshte e keqe. Ty te lind e drejta te shkruash per rastin kur te shkosh ne gjykim te japesh pretendimet dhe provat e tua per cka ke shkruar dhe humbet gjyqin ne te gjitha shkallet.

    Lini një Përgjigje