TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2026, 14:43

Aksident në Pyllin e Sodës, plagosen dy të reja

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Pyllin e Sodës, plagosen dy të reja
Pamje nga aksidenti

Dy të reja kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të diel në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku u përfshinë në përplasje dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurat udhëtonin me një automjet tip "Fiat". Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, ekipet e urgjencës mjekësore dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për t'u dhënë ndihmën e parë të lënduarave dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullimin e automjeteve.

Dy të rejat u dërguan në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor. Burime paraprake bëjnë me dije se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në të dy automjetet e përfshira në aksident.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e plota të aksidentit.

aksident ne pyllin e sodes

Lini një Përgjigje