Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Sarandë, ku një turist francez humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierën mbrojtëse në kryqëzimin e rrugëve "Onhezmi" dhe "Skënderbeu".
Përplasja ishte e fortë dhe i shkaktoi dëme të konsiderueshme automjetit tip "Mercedes-Benz". Pavarësisht goditjes, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kryen verifikimet e para. Drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi 0.00 mg/l, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit si shkak të aksidentit.
Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.
Lini një Përgjigje