TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2026, 19:20

Aksident tragjik në aksin Cërrik–Mollas, humbin jetën dy persona!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në aksin Cërrik–Mollas, humbin jetën dy
Pamje nga aksidenti

Sipas informacioneve, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë. Goditja ka qenë tepër e fortë.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Cërrik–Mollas, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik. Viktimat janë Qemal Çala dhe Drilon Tabaku/

Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë. Goditja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy automjetet.

Aksident tragjik në aksin Cërrik–Mollas, humbin jetën dy
Foto nga vendngjarja

Si pasojë e impaktit, mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar jashtë karrexhatës.

Aksident tragjik në aksin Cërrik–Mollas, humbin jetën dy
Foto nga vendngjarja

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën ambulancat, shërbimet e Policisë së Elbasanit, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Ekipet e emergjencës punuan për nxjerrjen e personave nga automjetet e dëmtuara, ndërsa policia siguroi perimetrin dhe devijoi qarkullimin për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit mbi drejtimin e njërit prej automjeteve ose nga një manovër e gabuar gjatë lëvizjes. Megjithatë, autoritetet theksojnë se është ende herët për të nxjerrë përfundime dhe se shkaku i saktë do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të ekspertizës teknike dhe hetimeve.

Policia pritet të dalë me një komunikatë zyrtare në orët në vijim, ku do të bëhen të ditura identitetet e viktimave, si edhe detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

aksident

Lini një Përgjigje