TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2026, 17:06

Përplasen tre automjete në aksin Pogradec-Lin, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Përplasen tre automjete në aksin Pogradec-Lin, plagoset një
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i lënduari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në zonë është zhvilluar me kujdes deri në largimin e mjeteve të përfshira në përplasje.

aksident lin

Lini një Përgjigje