TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2026, 12:28

Operacioni ndaj grupit të Salvadore Aliut, GJKKO lë në burg Florjan Musajn; i arrestuari hesht para SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni ndaj grupit të Salvadore Aliut, GJKKO lë në burg
GJKKO lë në burg Florjan Musajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Florjan Musajn, i vetmi person i arrestuar deri më tani në kuadër të operacionit kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Musaj u paraqit këtë të mërkurë para GJKKO-së dhe përfaqësuesve të SPAK, pasi është një nga 10 personat për të cilët është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë seancës, ai nuk dha deklarime lidhur me akuzat, por kërkoi kohë për të zgjedhur një avokat mbrojtës, duke argumentuar se nuk kishte pasur mundësi ta bënte më herët. Për këtë arsye, gjykata i caktoi avokatin kryesisht, Arben Peçi.

Nga personat e përfshirë në hetim, vetëm Florjan Musaj është vënë në pranga, ndërsa shtatë të tjerë, mes tyre Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu, dyshohet se ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Ndërkohë, SPAK ka bërë me dije se ka informacion se dy prej personave të shpallur në kërkim ndodhen në Shqipëri dhe po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Në listën e personave të shpallur në kërkim janë: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika, Salvadore dhe Shpëtim Aliu.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal ka vepruar gjatë viteve 2019-2021 në disa shtete, përfshirë Brazilin, Belgjikën, Holandën dhe vende të tjera të Amerikës Latine. Prokuroria e Posaçme dyshon se gjatë kësaj periudhe janë trafikuar të paktën 50 ton kokainë.

Në kuadër të operacionit, autoritetet kanë vendosur sekuestro mbi 491 pasuri, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 150 milionë eurosh.

salvadore aliut gjkko burg florjan musajn

Lini një Përgjigje